×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bozdo: Nëse Rama s’do bllokonte Bashën, bulevardi i ri do ishte përfunduar prej 3 vitesh

Diel, 06 May 2018 14:25

 

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e bllokoi Lulzim Bashën në kohën që ishte kryetar i Bashkisë për përfundimin e Bulevardit të Ri jo vetëm nga xhelozia, duke sjellë si argument ndërtimin e kullave.

Ish-nënkryetarit i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo në një reagim pas inaugurimit të segmentit të dytë të Bulevardit të Ri të Tiranës nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj, tha se ishte qesharake të shikoje ceremoninë që zhvillohej mu mbi trasenë që kishte hapur katër vite më parë Lulzim Basha.

“Rama lavderoi vrullin dhe energjinë e Veliajt në projektin e Bulevardit. Por harroi të shtonte se po të mos kishte bllokuar ai personalisht Lulzim Bashën, sot Bulevardi i Ri nuk do të inagurohej copë-copë, por do të kishte perfunduar prej tre vitesh.”, shkruan Bozdo.

Sipas tij, Kullat do të jenë aty përgjithmonë, jo si formë e “qytetërimit modern” sic u shpreh sot Rama, por si provë e korrupsionit që po e vdes ngadalë Tiranën, çdo ditë, çdo çast.

 

DEKLARATA e BOZDOS

Sot u inagurua për të njëqindën herë Bulevardi i Ri i Tiranës. U inagurua po nga e njëjta dyshe “Rama-Veliaj”. Qesharake kur shikoje ceremoninë që zhvillohej mu mbi trasenë që kishte hapur katër vite më parë Lulzim Basha.

Veliaj përmendi faktin se Lumi i Tiranës nuk përmbyt më. Por sigurisht nuk mund të thoshte (të paktën jo në prani të Ramës), se kjo falë punes së Lulzim Bashës, sepse në pranverën 2015 mbi 60% e punimeve në Lumin e Tiranes ishin realizuar dhe se që në dimrin e 2014 zona nuk permbytet më.
Qokat nuk mbaruan këtu: Rama lavderoi vrullin dhe energjinë e Veliajt në projektin e Bulevardit. Por harroi të shtonte se po të mos kishte bllokuar ai personalisht Lulzim Bashën, sot Bulevardi i Ri nuk do të inagurohej copë-copë, por do të kishte perfunduar prej tre vitesh.

Asgjë e re deri në këtë pikë. Të paktën deri në castin kur Rama përmendi kullat dhe planin francez të vitit 2003. Aty u qartësua gjithcka: Kullat do të ndërtohen në qëndër të Tiranës por edhe përgjatë Bulevardit të Ri. Mund të jenë dhjetëra apo qindra. Për ata që kanë pyetur veten përse Rama bllokoi Bashën me aq egërsi, përgjigjia tashmë është edhe më e qartë. Nuk është thjesht xhelozia. Ajo është por nuk mjafton. Kullat janë pergjigjia. Ato kanë vlerë. Ato të mbushin xhepat. Xhelozia shkon dhe vjen. Kullat do të jenë aty pergjithmonë, jo si formë e “qyteterimit modern” sic u shpreh sot Rama, por si provë e korrupsionit që po e vdes ngadalë Tiranën, çdo ditë, çdo çast!

Po të mos ishin kullat sot, inagurimi për 100 herë i punës së tjetrit nuk do të përbënte lajm. Sepse do te vijë inagurimi i 101 mbi të njëjtën trase të shtruar 4 vite më parë. Dyshja do të thotë të njëjtat fjale. Po kësaj rradhe me kullat ne sfond. Janë të njëjtat kulla të planit korruptiv francez që Lulzim Basha i bllokoi në qënder dhe në periferi. Dhe po e njëjta dyshe që po shkatërron përfundimisht Tiranën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...