Almeda e zhgënjyer nga produksioni i ‘DWTS’, e pagova ujin vetë

Tuesday, 12 June 2018 09:23

Almeda Abazi prej disa muajsh prezantoi spektaklin ‘Dancing with the stars’. Pak ditë më parë edhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman erdhi në Shqipëri duke e vizituar për herë të parë atdheun e partneres së zemrës. Por Almeda ka mbetur e zhgënjyer nga produksioni, sidomos nga mikëpritja që i bënë burrit të saj, aktorit të famshëm turk Tolgahan.

"Dua të ndaj diçka me ju të dashur miq, ndoshta nuk ju intereson shumë, por ndjej nevojën ta ndaj. Sapo bëra check-out nga hoteli ku kam qëndruar 3 muaj në Tiranë dhe për habinë time sapo pagova shpenzimet extra pra ujin që kam pirë nga minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi dhe përfitimi, erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e Dancing With The Stars Albania, duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Nuk është problemi tek pagesa por ajo që dua të them është që jo vetëm Tolga nuk mori një mirëseerdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem shpesh është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi theksoj se kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, (përkundrazi ndjeva dëshirën t’jua shpreh këtë në respekt të dashurisë që kam për ju dhe për respektin që ju keni treguar ndaj meje), por i adresohet totalisht produksionit… Faleminderit produksioni i Dancing With The Stars. Mirupafshim Tirana, të dua shumë.”-  shkruan Almeda në InstaStory.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...