8 Marsi ndryshe i Vera Grabockës dhe Lindita Theodhorit, “vajzat” në prag të 70-ave që s’e njohin pensionin

Saturday, 09 Mars 2019 19:05

Regjisorja Vera Grabocka dhe këngëtarja Lindita Theodhori janë në prag të 70-ave, por nuk e njohin as plakjen dhe as pensionin.

Ato joshin jo pak me stilin e jetës aktive si vajza në kulmin e rinisë, veshjet “street style”, duke filluar nga minifundet, pantallonat e shkurtra, streçet, veshjet lëkurë apo xhinset e grisura.

Ishte Lindita ajo që bëri postimin e saj për 8 Mars me një veshje të tillë dhe nuk munguan komplimentet e ndjekësve. Shumë prej tyre pyesnin në rrjete sociale me habi: Seriozisht e ka kjo “vajzë” që po bën 70 vjeç?

Duket se rinia asaj dhe Verës i buron nga shpirti, aq sa mund të sfidojnë edhe 20-vjeçaret, përsa i përket elegancës dhe veshjeve “stil”, edhe pse për disa në Shqipëri mund të duket stili i tyre i ekzagjeruar për moshën që kanë.

Regjisorja e shumë spektakleve të suksesshëm dhe aktualisht e programit “Në kurthin e Piter Pan” nuk ka lidhje fare me moshataret e saj, pasi për të fjala “pension” nuk ekziston.

Energjike, elegante, e tonifikuar dhe gjithmonë në lëvizje, aq sa kur fotografohet pranë artistëve të rinj, nuk bën asnjë dallim në moshë. Përveç genit të mirë, duket se dhe vrapi i përditshëm nga Liqeni e bën Verën të ketë një trup të tonifikuar, që duket nga veshjet e saj të ngushta.

E njëjta gjë ndodh dhe me këngëtaren e njohur të viteve ‘70, Lindita Theodhorin. Artistja që vitin tjetër bën 70, u bë e njohur me këngën “Ua, Kafe Flora burra plot”, ndaj mund të themi se po i shijon njësoj të dy kohët.

Por e bukura është që në luftë me kohën ajo fiton, pasi e shohim që ka mbetur e re, moderne e sensuale, aq sa të surprizon vërtet! Përsa i përket stilit të veshjes ajo duket edhe më e guximshme, pasi vesh fustane ekstremisht të shkurtër, pantallona lëkurë apo xhinse të grisura.

Pavarësisht viteve mbi supe, ajo ka mundur t’i bëjë bisht kohës që kalon me veshjet e saj përderisa ka trup të mirë. Ndoshta jeta në emigracion prej 17 vitesh e ka bërë atë të jetë e lirë e mendjehapur, duke i ekspozuar deri në fund këmbët e saj të bukura.

Ashtu si Lindita si nënë e dy djemve, edhe Vera si nënë e një vajze, tashmë janë bërë gjyshe, por vetëm si të tilla nuk duken. Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...