Të lidhur për 6 vite, Katie Holmes zyrtarizon lidhjen e saj

E mërkurë, 10 Prill 2019 10:57

Pas 6 vitesh bashkë ata janë sërish një çift shumë i lumtur. Ndërsa e kanë mbajtur lidhjen jashtë vëmendjes së publikut, 51-vjeçari Jamie Foxx dhe 40-vjeçarja Katie Holmes u dalluan në publik duke ecur për dore, si rrallëherë. Çifti shoqërohej nga vajza e aktorit, 25-vjeçarja Corinne, me të cilën shijuan një darkë dhe më pas shkuan në kinema.

Kjo është hera e parë që çifti fotografohet bashkë me një prej pjesëtarëve të familjes, duke treguar se marrëdhënia e tyre është shumë serioze.

Nga fotot e publikuara nga “Daily Mail”, të tre dukeshin shumë të gëzuar në praninë e njëri-tjetrit, ndërsa dalloheshin duke qeshur dhe duke biseduar. “Ata e mbajnë romancën private për të mbrojtur pjesën tjetër të familjes (fëmijët). Shumicën e rasteve ata takohen pa fëmijët e tyre”, ka thënë më herët një burim.

Kate ka një vajzë 12 vjeçe, Suri, nga martesa e saj me aktorin Tom Cruise, ndërsa Jamie ka dy vajza, Corinne dhe Annalise, nga lidhjet e tij të mëparshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...