Ylli i Hollywoodit John Travolta, ndryshon stilin për filmin e ri

E mërkurë, 31 July 2019 12:01

Aktori John Travolta, duket i panjohshëm në rolin e ri në filmin ‘The Fanatic’. Shumë adhurues të aktorit hollivudian në shikim të parë derisa e shikuan trailerin nuk e kuptuan se bëhej fjalë për të.

Në filmin e ardhshëm, Travolta e luan Moose, adhuruesin më të madh të yllit të filmave fanta-shkencor Hunter Dunbar, të cilin e luan Devon Sawa. Ai është i obsesionuar me të deri në atë masë sa që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta marrë autografin e tij.

Kur më në fund e merr adresën dhe i shfaqet Hunterit përpara derës, reagimi i nevrikosur i idolit të tij e nxitë në të një dëshirë për hakmarrje, pastaj gjërat fillojnë të marrin tone gjithnjë e më të errëta…

“Hej, nuk mund të shfaqesh ashtu papritmas në pronën time private! Dëgjo, plako, nuk di si më ke gjetur, por nuk dua të të shoh kurrë më në këtë pronë”, – e kërcënoi Hunter adhuruesin e çmendur, pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte pas kësaj.

Këto ditë është publikuar traileri i filmit, ndërsa në kinematë amerikane filmi mbërrin në fund të gushtit. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këshilli në Shkodër, PD: Cirk i një qeverie të paligjshme, pushtet që s'ka për ta gëzuar!

Politikë

Këshilli në Shkodër, PD: Cirk i një qeverie të paligjshme, pushtet që s'ka për ta gëzuar!

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD dha një deklaratë për mediat pas protestës që u zhvillua sot në Shkodër, ku qeveria konstituoi dhunshëm kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve...

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Politikë

Rama mbush çantën me koncesione, shkel mbi shqiptarët

Një karikaturë e Kosta Rakës,  cila tregon situatën ekonomike në vend, është bërë hit në rrjete sociale. Në këtë karikaturë, shihet kryeministri Edi Rama që në shpinë mban çantën e...

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Aktualitet

FOTOT/ Zhduken dy turiste në Alpet shqiptare, kush i shikon të njoftojë Policinë!

Dy turiste janë zhdukur në Alpet shqiptare. Që prej datës 13 gusht nuk ka asnjë informacion në lidhje me një turiste gjermane dhe një polake. Shoqatat bjeshkatare të Kosovës dhe Shqipërisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!