×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tronditet bota e muzikës/ Gjendet i vdekur DJ i famshëm Avicci

Premte, 20 Prill 2018 20:06

Producenti i lindur në Suedi dhe DJ i njohur si Avicii është gjetur i vdekur në Oman.

"Familja është shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë  privatësinë në këtë kohë të vështirë", u tha në deklaratë duke shtuar misterin mbi rrethanat e vdekjes.

 Avicci ishte një pionier i muzikës elektronike dhe një DJ i rrallë, i aftë për turne në mbarë botën. Ai fitoi dy MTV Music Awards, një Billboard Music Award dhe mori dy nominime Grammy.

Hiti i tij më i madh ishte "Le7els". Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi u nominua për një çmim në  Billboard Music për albumin më të mirë të muzikës  elektronike për EP-in e tij "Avicii (01)".

 Ai u propozua së bashku me kolegët e tij, The Chainsmokers, Calvin Harris dhe Kyo. Hitet e Avicii përfshijnë "wake Me Up!", "Days" dhe "You Make Me."

Ai është pjesë  e dokumentarit të vitit 2017 Levan Tsikurishvil "Avicci: Tregime të Vërteta".

Avicii në të kaluarën kishte vuajtur nga pankreasi akut, pjesërisht për shkak të pijes së tepërt. Pas hoqi apandesitin në vitin 2014, ai anuloi një sërë shfaqjesh në përpjekje për t'u rikuperuar.

Ai u largua nga turneu në vitin 2016, por vazhdoi të bënte muzikë në studio.

"Ka qenë një udhëtim shumë i çmendur. Fillova të prodhoja muzikë  kur isha 16 vjeç. Fillova turne kur isha 18 vjeç. Prej asaj pike, arrita majat." ,tha Avicii për revistën Billboard më 2016. "Kur unë shoh pas në jetën time, unë mendoj: whoa, unë e bëra këtë? Ishte koha më e mirë e jetës sime në një kuptim. Ajo erdhi me një çmim - shumë stres me shumë ankth për mua - por ishte udhëtimi më i mirë i jetës sime ".

Vitin e kaluar, ai e ka postuar këtë mesazh në faqen e tij të internetit, duke premtuar se do të vazhdonte të krijonte: "Faza e ardhshme do të jetë për dashurinë time për të bërë muzikë për ju. Është fillimi i diçkaje të re. "

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 20:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...