Belgjikë/ “Stuhi korrupsioni” në tenis, në pranga 13 persona

Tuesday, 05 June 2018 16:16

Autoritetet belge kanë ndaluar 13 persona pas një hetimi mbi pretendimet për fiksim duelesh në nivelet e ulëta profesioniste të sportit të tenisit.

Sipas prokurorëve një rrjet belgo-armen ka ofruar ryshfete për tenistët që prej vitit 2014, me kriminelët që kanë përfituar shuma të majme përmes basteve mbi duele të trukuara.

Ky hetim filloi pas një raporti të muajit prill, që akuzon për korrupsion masiv në tenis.

Ishte një panel i pavarur hetimor ai i cili investigoi  integritetin e profesionistëve të tenisit pasi iu bashkuan një hetimi të përbashkët të “Buzzfeed” dhe “BBC News”, që zbuloi bastvënie të dyshuara të paligjshme.

Policia belge tregoi se kanë bashkëpunuar me homologë bullgarë, holandezë, francezë, gjermanë, sllovakë dhe amerikanë, duke zhvilluar bastisje të njëkohshme gjatë së martës.

21 prona në Belgjikë u bastisën, ndërsa 13 persona u ndaluan me dyshimet për trukim ndeshjesh, korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në aktivitete të krimit të organizuar.

Gazeta belge “Le Soir” raportoi se sfidat në fjalë kanë ndodhur gjatë kompeticioneve “International Tennis Federation (ITF) Futures” dhe “Association of Tennis Professionals (ATP) Challenger”. Një gjykatës do të vendosë nëse të ndaluarit do të arrestohen formalisht apo jo, thanë prokurorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...