Dy talente “braktisin” Shqipërinë, Mustedanagiç shpall listën

E mërkurë, 20 June 2018 15:02

Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka publikuar edhe listën e Kombëtares U-16, për 2 ndeshjet miqësore që do të zhvillohen ndaj Bosnjës më datat 27 dhe 29 qershor në orën 17:00.

Grumbullimi do të zgjasë 4 ditë dhe tekniku, i cili mbulon edhe ekipin U-16 dhe U-17 ka thirrur 15 futbollistë që luajnë jashtë Shqipërisë edhe 9 nga ekipet e moshave shqiptare. Në një prononcim për mediat në lidhje për këto dy takime miqësore, Mustedanagiç u shpreh:

 “Mendoj se një grumbullim i tillë do të shërbejë shumë, për vijimësinë e skuadrës U-16, ku futbollistë të kësaj datëlindje kanë cilësi dhe potenciale të mjaftueshme. Janë afro 50 futbollistë të datëlindjes 2002 dhe 2003 që do të shohim gjatë këtyre ditëve, në një kohë që pas disa ditësh do të nisim edhe grumbullimin me datëlindjen 2002 me kombëtaren U-17, për të përgatitur dy takimet miqësore me Bosnjen. Më vjen keq dy lojtarë të Panathinaikosit nuk janë pjesë e përfaqësueses.

Çavo ka vendosur të luajë për Greqinë, vend ku edhe ka lindur, ndërsa Muka është ende i pavendosur. Federata ka punuar shumë që këta lojtarë t’i bashkohen Shqipërisë, kemi kontaktuar thuajse përditë me djemtë dhe prindërit e tyre, por vetë Çavo së bashku me familjen ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë.

Sa i takon Mukës po vazhdojmë punën dhe do të bëjmë ç ‘është e mundur që ai t’i bashkohet Kombëtares. E rëndësishme është që të vijë në grumbullimin e parë, aty do të shohë si punojmë ne, si jemi të organizuar dhe do të bindet nga profesionalizmi ynë.

Ballafaqime të tilla janë teste të rëndësishme për të parë skuadrën në çfarë gjendje është, pasi koha ikën dhe vijmë menjëherë në ndeshjet eliminatore zyrtare të vjeshtës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...