Tifozi i flaktë i Mesit vrau veten pas turpërimit të Argjentinës?

Diel, 24 June 2018 11:59

Trupi i një 30-vjeçari, tifozi i zjarrtë i Lionel Mesit, është gjetur ditën e sotme, pasi ishte lajmëruar i zhdukur që kur ekipi i Argjentinës u mund nga Kroacia ditën e enjte. Vetëm këtë mëngjes të diele, trupi i Dinu Aleks, që ishte nga Arumanur, një fshat i vogël në Indi, u gjet në brigjet e lumit Menaçil.

Para se të zhdukej, ai kishte lënë edhe një shënim vetëvrasjeje, ku shkruhej: “Nuk më ka mbetur asgjë për të parë në këtë botë. Po shkoj drejt vdekjes. Askush nuk ka përgjegjësi për vdekjen time.”

Aleks ishte një tifoz i zjarrtë i Mesit, dhe punonte si llogaritar pranë një firme private. Raportohet se para ndeshjes së Argjentinës, ai i kishte thënë kolegëve të tij se Argjentina do fitonte, dhe gjithashtu gol do të shënonte edhe heroi i tij.

Familja e tij e kishte kuptuar se ishte zhdukur pasi nëna e tij nuk e kishte gjetur në dhomën e tij të premten në 5:30 të mëngjesit. “Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit”, u shpreh babai i viktimës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...