Federata zvicerane reagon për hetimet e FIFA-s ndaj Xhakës e Shaqirit

Diel, 24 June 2018 12:47

Federata Zvicerane e Futbollit, ka reaguar pas vendimit të FIFA-s për të hapur një procedim disiplinor për rastin e dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas festimit të tyre me shqiponjë.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Aleks Misher, e distancon institucionin zviceran nga çdo shenjë e mundshme politike në fushë, por gjithashtu kërkon edhe mirëkuptim e të gjithëve për lojtarët që i kanë rrënjët e origjinës nga Kosova.

“Ka momente kaq të mëdha emocionale, në të cilat edhe zyrtarët e futbollit apo profesionistët nëpër media nuk mund ta imagjinojnë çfarë ndjejnë këta lojtarë, veçanërisht në një ndeshje kaq dramatike. Në radhë të parë, jemi të kënaqur që dy zviceranët shënuan dy golat për të marrë 3 pikët”, shprehet Misher.

Modifikuar më Diel, 24 June 2018 14:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...