Video/ Tirana "dhuratë" Partizanit, ndal Skënderbeun

Saturday, 24 November 2018 16:00

Skënderbeu nuk ka përfituar nga hapi fals i Partizanit, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Tiranës.

Pavarësisht se ishin korçarët ata që kaluan të parët në avantazh, bardheblutë reaguan, duke u larguar nga "Selman Stërmasi" me një pikë. Rastet e pastra për gol nuk munguan, por duhej të vinte minuta e 35-të që të zhbllokohej takimi. Ishte Bruno Dita që shfrytëzoi një krosim të Radas nga goditja e dënimit dhe i pamarkuar tundi rrjetën. Vetëm 10 minuta zgjati festa e kampionëve, që u barazuan në limitet e pjesës së parë.

Greca bëri gjithçka mirë në zonën e kundërshtarëve dhe pranë fundores shërben për Santamu në qendër, që me portën e boshatisur e kishte të lehta ta shfrynte drejt rrjetës. Në fraksionin e dytë skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por që nuk ia arritën qëllimit. Pas kësaj pike Skënderbeu mbetet pas shpatullave të Partizanit kryesues me 31 pikë, teksa numëron 1 pikë më pak se "demat" pas 14 javësh.

Ndërkohë Tirana merr pikën e tretë me Ardian Memën në stol, i cili pas 6 javësh nuk e ka shijuar ende shijen e fitores në pankinën bardheblu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...