E bujshme/ Hysaj dhe Strakosha, bashkë te Totenhemi?

Premte, 17 May 2019 09:32

Teksa fundi i kampi onateve po afron, të tjerë i kanë mbyllur llogaritë dhe është koha për të bërë planet e merkatos. Shumë emra, shumë skuadra dhe shumë transferime futbollistësh përmenden edhe nga menaxherë për të rritur pagesat apo vlerën e kartonit, mirëpo, në momentin kur informacioni vjen nga revista dhe faqe të specializuara, atëherë besimi është maksimal.

Së fundmi, dy lojtarë të Kombëtares kanë të ndërthurur projeksionin e tyre për të ardhmen e afërt: merkaton e verës. Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha janë raportuar si lëvizjet e mundshme të Totenhemit për të tentuar më tej edhe Premier Ligën Angleze, pasi këtë edicion siguroi finalen e Champions League.

TRANSFERIMET – Thomas Strakosha, i cili sapo është shpallur fitues i Kupës së Italisë me Lacion, vijon të raportohet si i projektuari i Totenhemit për edicionin e ardhshëm.

Jo vetëm ai, por edhe për Elseid Hysajn bëhet me dije nga “FourFourTwo” se “Spurs” mund të tentojnë shqiptarin si zëvendësues të triper, i cili për koincidencë mund t’i zërë vendin te Napoli. Momentalisht, dy shqiptarët jepen si sugjerimi dhe planifikimi ideal për çfarë mund dhe duhet të ndryshojë skuadra e Poçetinos.

THOMAS STRAKOSHA – Revista angleze bën me dije se shqiptari mund të jetë pasuesi ideal i kapitenit francez të Totenhemit. “Hugo Loris mund të bëjë sërish paraqitje spektakolare, por me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e Totenhemit edhe për shumë kohë.

Për ‘Spurs’, mundësia për të gjetur një zëvendësues të tij në verë është e madhe. Shqiptari mund të jetë nënshkrimi i së ardhmes teksa është i shkathët, vendimtar me reflekse të mprehta dhe për më tepër, ai ofron shumë për të ardhmen teksa është vetëm 23 vjeç”, raportohet në faqen e mediumit në fjalë.

ELSEID HYSAJ – Kieran Tripier ishte një nga emrat që bëri përshtypje në Botërorin “Rusi 2018”, por ky i fundit shihet më së shumti si lojtari i preferuar i Ançelotit te Napoli. Pikërisht, lojtarit të cilit i zë vendin, mund të jetë edhe zëvendësuesi i tij në një shkëmbim.

Elseid Hysaj është një mbrojtës anësor, që ofron shumë në lojën mbrojtëse dhe jo aq në atë sulmuese. Megjithatë, është prej tyre që ka çfarë të ofrojë në çdo rast për ekipin. 25-vjeçari është një lojtar që lehtësisht përshtatet në të dyja anët e prapavijës, duke mbuluar jo vetëm të djathtën, por edhe anën e majtë.

Pas katër sezonesh në ‘San Paolo’, duket gati për aventurën e re. Transferimi në Londër ofrohet si mundësi nga vetë dëshira e Napolit për Triper”, thuhet në përshkrimin e mbrojtësit të Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Alibeaj: Saimir Tahiri arrestoi për një cigare hashash të riun, që vari veten

Politikë

Alibeaj: Saimir Tahiri arrestoi për një cigare hashash të riun, që vari veten

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se vendimi i dhënë nga Gjykata për ish-ministrin Saimir Tahiri nuk ishte surprizë...

Kurti për gazetën sllovene: Kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë, jo shqiptar

Bota Shqiptare

Kurti për gazetën sllovene: Kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë, jo shqiptar

Javës tjetër një fushatë parazgjedhore fillon para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që mbahen më 6 tetor. Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon...

Ksabi Alonso kërcënon Zidanin, Murinjo i bën “dalje” Realit

Sport

Ksabi Alonso kërcënon Zidanin, Murinjo i bën “dalje” Realit

Fillimi shumë i dobët i sezonit nga ana e Real Madridit ka vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e Zinedin Zidan, që u afrua vetëm pak muaj më parë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!