Shaqiri nuk synon të largohet nga Liverpool

Tuesday, 04 June 2019 09:01

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili luan si mesfushor në skuadrën e Liverpool-it,  ka deklaruar se nuk po e mendon largimin nga kjo skuadër.

Ai ka thënë se me Liverpool-in synon që ta fitojë edhe Premier League, shkruan Goal.

“Kjo është arsyeja e ardhjes sime këtu”, ka pohuar Shaqiri pas fitores 2:0 të Liverpoolit kundër Tottenhamit në finalen e Champions League.

“Klubi ka nevojë për trofe dhe a nuk është fillim i mbarë ky? Vitin tjetër do të provojmë përsëri që ta fitojmë Premier League-n. Kjo është ëndrra ime e madhe, që të fitojë Premier League-n me këtë klub.

Ndihem për mrekulli. Ka kaluar goxha kohë që kur Liverpool nuk e ka fituar këtë trofe, nga 2005. Është mahnitëse kur fansave iu jep atë që meritojnë”-është shprehur Shaqiri duke shtuar se Liverpool meriton gjithçka.

“Kemi pasur një sezon shumë të mirë dhe fituan Champions League. Kemi luajtur mirë dhe e meritonim. Fituam një prej trofeve më të mëdhenj në Evropë. Kjo është mahnitëse. Kjo nuk ndodh çdo ditë”-përfundoi Shaqiri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...