Edi Reja: Ja pse nuk u grumbullua Xhaka

E mërkurë, 13 November 2019 13:12

Në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë ditën e nesërme më Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp, i cili ka folur për sfidën dhe për problematikat e ndryshme.

Duke folur për ndeshjen me Andorrën, ai deklaron: “Kam një skuadër me djem inteligjent. Ja kam transmetuar që në ditën e parë që sfida me Andorrën është më e rëndësishme. Nuk ka ndeshje të lehta. Pra, nuk duhet nënvlerësuan në asnjë lloj momenti. Çikalleshi na ka dhënë një dorë shumë të mirë me rendimentin e tij. Është një mungesë e rëndësishme. Kam 5 sulmues shumë të mirë. Është prurja e re, Florian Kamberi dhe rikthimi i Myrto Uzunit. Ne kemi një grup që ka formë fizike të mirë dhe me karakteristika të njëjta. Nesër do ta vendos se kush do të luaj, në varësi të situatës. Kemi gjithashtu, Taulant Seferin dhe Bekim Balaj që janë shumë të rëndësishëm”.

Ndërsa për sa i përket çështjes Xhaka, Reja thotë:  “Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi. Ai na ka sqaruar se në ndeshjen e fundit me Basel ka dalë 10 minuta para fundit të lojës. Na ka kërkuar që ta lëmë të qetë për tu rikuperuar plotësisht dhe kur lojtari ta kërkon e nuk është në 100% e tij është më mirë që të pushojë”.

Në fund trajneri Italian, i pyetur për debutimet e Seferit dhe Kamberit, ai pohon se të dy këta lojtarë mund të aktivizohen, pasi dhe ai dëshiron të njohë cilësitë e tyre më mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...