Duro i zhgënjyer me merkaton: Të larguarit nuk u zëvendësuan, erdhi një sulmues që nuk e njoh

Saturday, 01 February 2020 14:02

Shpëtim Duros nuk i ka pëlqyer aspak që largimet nga skuadra nuk janë zëvendësuar në këtë merkato dimri. Ndonëse Kukësi ka organikën më cilësore në këtë kampionat, trajneri kryeqytetas i Kukësit deklaron se beteja me Partizanin, Tiranën dhe Bylisin do të jetë e fortë dhe se skuadra duhej të ishte më e plotë për të dalë e para në finish. Por, më herët duhet mposhtur Flamurtari, sfidë që nuk duhet neglizhuar nga verilindorët.

Ndeshja me Flamurtarin?
Çdo ndeshje ka rëndësinë dhe historinë e vet, siç është kjo me Flamurtarin. Pavarësisht pozicionit që ka, ne duhet të japim maksimumin. Janë në fund, por kanë lojtarë me përvojë brenda. U kanë hapur probleme edhe skuadrave të tjera. Kështu që ne e vlerësojmë maksimalisht këtë sfidë.

Shkëputja në krye?
Nuk mendoj për shkëputjen, por të fitojmë këtë ndeshje. Kjo ka rëndësi për mua. Më pas të shohim rezultatet e skuadrave të tjera dhe ndeshjet në vazhdim.

Neglizhim ndaj Flamurtarit?
Këto ndeshje duhet të interpretohen me qëllim që të fitohen. Edhe në Gjirokastër nuk kishte neglizhim nga skuadra. Nuk ka tolerime. Patjetër këtu e kam frikën, pasi nuk është njëlloj si të luash në ambiente të tilla siç luajtëm me Partizanin dhe Tiranën. Ndaj them se duhet interpretim për të marrë maksimumin.

Merkatoja e janarit?
Sot mund të flas për merkaton, pasi është mbyllur. Do them ato që kam për të thënë. E kam theksuar se nuk ka nevojë për ndërhyrje shumë. Doja vetëm zëvendësime për Kitanovksin dhe Dakun. Që në fillim kisha piketuar Demon prej një muaji dhe kishim shpresa deri në fund, por ai nuk u la i lirë nga Luftëtari. Para një muaj kam kërkuar kongolezin e talentuar, që besoj se do bënte diferencën. Jam shqetësuar dy ditë më parë, kur erdhi përgjigja negative për vizën. Sulmuesin që ka ardhur nuk e njoh, kanë pasur kontakte drejtuesit. Mbetet ta shohim. Unë nuk para marrrë lojtarë pa i parë vetë. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord me menaxherin. Jam skeptik, pasi është lojtari i ri që ka bërë shumë lëvizje. Këto nuk më pëlqejnë, ndërkohë nuk ka as shumë minuta.

Rivaliteti?
Skuadrat me emër si Partizani apo Tirana do të jenë rivalë të fortë deri në fund. Këto i shoh si kandidate, pa i mohuar të drejtën për të pretenduar Bylisit dhe skuadravetë tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...