Berlusconi: I kam kritikuar lojtarët e Milanit kur kanë mundur 6-0 Interin!

Diel, 02 February 2020 09:26

Monza e Berluconit fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Lekos në Serie-C, duke hedhur kështu hapa të sigurt në rikthimin në Serie-B.

Diferencat mes skuadrave ishin të dukshme por Berluskoni në një pronocim për mediat pas ndeshjes ka nxjerrë në pah faktin se ai kishte kërkuar që të mos teprohej me golat në portën kundërshtare.

“Është e drejtë që nuk shkuam përtej 4-0. Lojtarëve të mi u thashë “boll”. I kam kritikuar edhe lojtarët e Milanit kur kanë mundur 6-0 Interin në derbi sepse nuk mund të turpërosh kundërshtarin, nuk është sportive”, tha ai para gazetarëve pas ndeshjes.

Ndërkohë, nuk munguan batutat për ish-skuadrën e tij, ndërsa fliste për merkaton. “Më duket se kemi bërë disa blerje të mira. Më vjen keq për Suso të cilin Milani nuk duhej ta shiste. Nuk e dija në kohë se përndryshe nuk do ta linim të na ikte nga duart”, tha ai duke qeshur. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...