Ibra alarmon “djallin” në vigjilje të derbit, Boban flet për gjendjen e gjigandit suedez

E mërkurë, 05 February 2020 11:50

Derbi i “Madonnina” mbetet një sfidë epike në futbollin italian pavarësisht rrethanave dhe kushteve që vijnë Inter dhe Milan. Fatmirësisht “djalli” u zgjua në kohë për ta bërë dhe më të bukur këtë sfidë historike. Ecuria pozitive e Milanit në javët e fundit premton se edhe ky derbi do të jetë në lartësinë e duhur por në shtëpinë kuqezi mbetet pezull një çështje e cila shqetëson jo pak tifozët.

Zllatan Ibrahimovic nuk ishte i pranishëm në sfidën e fundit në kampionat, atë kundër Verona dhe nuk është stërvitur rregullisht as me pjesën tjetër të ekipit por për të qetësuar tifozët ka menduar Zvonimir Boban: “A do të jetë Ibra në derbi? Mendoj se po. Në realitet Ibra dëshironte të luante edhe kundër Verona por u ndal për të mos rrezikuar. Derbi është gjithnjë një ndeshje e veçantë, ne nuk jemi shëruar ende plotësisht por jemi rritur shumë periudhën e fundit, kjo falë edhe Ibrahimovic, impakti i tij ka qenë i madh”, u shpreh Boban duke vijuar sërish të flas për temën Ibra:“Do ti jemi mirënjohës Ibrës për të gjithë jetën. Rrezikonte shumë duke u transferuar tek Milan por ka bërë shumë mirë, çfarë do të ndodh në vijim do të jetë një plus. Ibra është i jashtëzakonshëm, ka personalitet dhe profesionalizëm të veçantë. Në dhomat e zhveshjes u fut i përulur, e kuptoi brishtësinë dhe atmosferën që mbizotëronte kur erdhi, i jemi mirënjohës”, përfundoi Boban.

Modifikuar më E mërkurë, 05 February 2020 11:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...