Situata kaotike, reagon Takaj: Arbitrat kanë luajtur mendsh, FSHF të kontrollojë për ndonjë virus

E Enjte, 06 February 2020 09:09

Skënderbeut iu mohua një penallti në Laç, por klubi korçar nuk preferoi ta bënte dramë atë që ndodhi në fushë, edhe pse publikisht trajneri Ilir Daja shfaqi rezervat e tij për sjelljen me dy standarde të gjyqtarëve. Mirëpo, dy ditë pas humbjes, me sa duket, edhe korçarëve u ka ardhur në “majë të hundës” me arbitrat. Pasi kanë ndjekur në TV rastin e minutës së 39-të, kur rezultati ishte 0-0 dhe gjyqtari kryesor, Olsi Ferataj, nuk akordoi një 11-metërsh për Skënderbeun, tashmë vjen një reagim epik nga drejtuesit e bardhekuqve.

Në një prononcim ekskluziv  është vetë presidenti Ardjan Takaj ai që flet për situatën kaotike me gjykimin në futbollin shqiptar, ndërsa ka një thirrje të veçantë drejtuar FSHF-së. Sipas tij, “bluzat e zeza” kanë nevojë për një kontroll të specializuar.

REAGIMI – “Çfarë të thuash për këtë situatë?! Kanë luajtur mendsh arbitrat. Tashmë janë bërë ata protagonistët e garës… Nuk flitet më për futboll, por vetëm diskutohet cili arbitër gabon më shumë javë pas jave”, ka thënë fillimisht Takaj për gazetën. Ndërsa më pas kreu i klubit korçar i dërgon edhe një mesazh institucionit të futbollit shqiptar.

“FSHF duhet t’i kontrollojë arbitrat në ndonjë klinikë të specializuar, në mënyrë që të shikojë me çfarë virusi janë infektuar ata”, përfundoi presidenti i Skënderbeut, duke ironizuar jo pak me atë që po ndodh aktualisht në kampionat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...