Ronaldo në klubin historik, më shpejt se të gjithë: ja rekordet e CR7 kundër Spal

Premte, 21 February 2020 23:10

Për Cristiano Ronaldo arritjet nuk përfundojnë kurrë. Kampioni portugez në 2020 po udhëheq me gola një Juventus në vështirësi në planin e lojës, por 5 herë Topi i Artë – përpara se të përqendrohet tek Champions League do të fiksojë me bardhezinjtë një record që i rezervohet pak kampionëve në historinë e futbollit: 1000 prezenca si profesionist, paradoksalisht në një stadium që do ta admirojë për herë të parë CR7. Asnjëherë në fakt në 999 ndeshjet e luajtura në karrierë nga 14 gushti 2002 deri më sot, Ronaldo nuk ka luajtur në Mazza të Ferrarës.

Mes shumë lojtarëve të kësaj kuote jubilare, që kanë fituar gjithcka, si Maldini, Seedorf, apo Roberto Carlos, Cristiano Ronaldo ishte më i shpejti për ta arritur, duke iu dashur vetëm 18 sezone për këtë arritje.

Skuadra Prezenca Gol
Sporting B 2 0
Sporting CP 31 5
Manchester United 292 118
Real Madrid 438 450
Juventus 72 52
Portugali 164 99
Totali 999 724

Nga 2002, Cristiano Ronaldo ka diskutuar 835 ndeshje zyrtare në nivel klubi e 164 me kombëtaren e Portugalisë me të cilët fitoi Europianin e fundit, duke shënuar në total 99 gola e duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për luzitanët. Në total, mes klubeve e kombëtares, CR7 ka ndëshkuar portën kundërshtare 724 herë, me një mesatare goli në karrierë prej 0,72 gola për ndeshje.

E njëjta mesatare në fakt që Ronaldo po ruan me fanellën e Juventus 52 realizime në 72 takime. Nga dhjetori 2019 rendimenti i tij me bardhezinjtë është bërë i frikshëm. Në gol në 12 ndeshjet e fundit të diskutuara mes Serie A e Kupës së Italisë, Cristiano po ndjek në kampionat, ku ka shënuar në 10 ndeshje radhazi, rekordin e një ndeshje më shumë, të mbajtur nga Batistuta e Quagliarella. Duke shënuar kundër Spal jo vetëm do të barazonte kreun, por edhe rekordin personal të golave radhazi, që e ka arritur në kohët e Real Madrid në Liga.

GOLAT E RONALDOS
Kompeticioni Gola
Liga 311
Champions 129
Premier League 84
Serie A 41
Kual. Europian 31
Kual. Botëror 30
Kupa e Mbretit 22
Miqësore 17
FA Cup 13
Europian 9
Botërori Klube 7
Botëror 7
Kupa e Ligës 4
Superkup (Spa) 4
Primeira Liga 3
Nations League 3
Taça Portugal 2
Superkupa (Eu) 2
Conf. Cup 2
Kupa Italisë 2
Superkupa (ita) 1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...