×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Messi ka zaptuar “La Ligën”, të tjerët… thjesht luajnë në të

Hënë, 21 May 2018 14:36

La Liga mbylli një ditë më parë edicionin e saj për sezonin 2017-2018, me verdiktet tashmë të zyrtarizuara: Barça kampione, Atletico e Real si dhe Valencia kualifikohen në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa Villarreal e Betis në fazën e grupeve të Europa League, shto këtu Sevillan që do të luajë edhe parakualifikueset e kompeticionit të dytë për nga rëndësia.

Sigurisht pati edhe nga ata që i dhanë lamtumirën elitës së futbollit mbretëror spanjoll, me Deportivo La Corunan, Las Palmasin dhe Malagën që sezonin e ardhshëm do të zbresin në një kategori më inferiore.

Por, statistikat tregojnë diçka të çuditshme, edhe pse jo të pabesueshme. Edhe pse ka 10 vite dominim në futbollin spanjoll e atë europian, së bashku me rivalin e tij të përhershëm, portugezin Cristiano Ronaldo, duket se Lionel Messi nuk ka ndërmend të dorëzohet të befasuari e së dhuruari spektakël.

Zyrtarisht për edicionin që sapo përfundoi, rezulton se La Liga është kompeticioni i vetëm një njeriu: “pleshtit” argjentinas të katalanasve, Leo Messi. Të tjerët, thjesht përpiqen ta luajnë atë…

Për ta treguar këtë, mjafton të theksojmë se Messi renditet i pari si golashënues, me 34 gola këtë sezon; i pari mes atyre që kanë dhënë më shumë asiste, plot 12 të tilla, edhe pse fronin e ndan me dikë tjetër; i pari për rastet e panumërta të krijuara për gol, me 87 të tilla; i pari edhe për driblime, me plot 185 të tilla; e duke mos e mbyllur këtu, edhe i pari për rastet e krijuara përmes asistimit të kolegëve të tij, me 11 në total.

Por, duke qenë një lojtar sulmues, ai renditet i pari edhe për më shumë goditje në portat kundërshtare, 197 gjithsej; më i miri me sasinë më të madhe të golave nga jashtë zone, 8 në total; por edhe i pari për më shumë gola të shënuara nga goditjet e dënimit, një nga specialitetet më të frikshme të argjentinasit, me 6 gola të realizuara.

Të jesh i pari në të gjitha këto klasifikime në moshën 30-vjeçare, ose më saktë 31 pa një muaj, vështirë se mund të mos kesh vetëm fjalë lavdëruese për një nga talentet më të mëdha që ka parë historia e futbollit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...