Shqipëri-Kosovë, “vllazërorja” që duhet fituar

Tuesday, 29 May 2018 17:23

Kur na ndajnë vetëm pothuajse dy orë nga ndeshja miqësore Shqipëri-Kosovë, mësohet se deri më tani  janë shitur 14 mijë bileta nga 22 mijë që janë në dispozicion për këtë përballje.

Ndeshja e quajtur si “vëllazërorja” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00 në Zvicër.

Kjo është hera e parë për formacionin e ri të kombëtares që zhvillon një ndeshje. Ky është testi i parë gjeneral për djemtë e drejtuar nga Christian Panuçi për Ligën e Kombeve që do të nisë në shtator. Kosova nuk ngjason me asnjë prej dy skuadrave që kuqezinjtë kanë në grup në Ligën C, Skocia dhe Izraeli, megjithatë përballë një kundërshtari disi më të dobët dhe që bën pjesë në ligën D, Shqipëria duhet të tregojë forcën e vërtetë dhe të fitojë.

Kundër përfaqësueses që drejtohet nga Bernard Challandes, trajneri Christian Panuçi do të eksperimentojë thuajse në të gjitha repartet.

Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë.

Mesfusha e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të zotërohet nga Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.

Sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi. Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të ketë kështu mundësinë të lërë përshtypje pozitive te stafi teknik, përballë një kundërshtari me nivel të ulët.

Përsa i përket Kosovës edhe te Dardanët mungesat do të jenë të shumta ku spikat ajo e Valon Berishës. Trajneri zviceran Bernard Chalandes pritet të luajë me rreshtimin 4-4-1-1, me Avdijajn që do të mbështesë sulmuesin e vetëm Vedat Muriqi, ndërkohë në prapavijë një fanellë titullari do të ketë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut Fidan Aliti, por edhe për talentin e Hajdukut të Splitit Ardjan Ismaili.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 22:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...