Miqësorja e kombit, De Biasi me syrin e tifozit

Tuesday, 29 May 2018 19:42

Gianni De Biasi do të jetë një tifoz special mbrëmjen e sotme në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut. Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi do të ndjekë nga afër përballjen mes Shqipërisë e Kosovës, një ndeshje që e ka përjetuar edhe vet para pak vitesh.

Në një intervistë për Top-channel ish-trajneri i kombëtares ka treguar për miqësoren që është luajtur gjatë drejtimit të tij të kombëtares sonë.

“Ishte një ndeshje në miqësi të plotë para dy-3 vitesh, mes vëllezërve, por një ndeshje e çuditshme për mua. Preferoj të luaj ndaj kundërshtarëve të vërtetë. Ndryshimet që ka sjellë Panuçi janë të goditura dhe synojnë rritjen e ekipit. Sigurisht ka lënë lojtarë në shtëpi, por duhet të provojë të rinj. Kur të vijë koha e pikëve do të llogarisë vlerësimet e këtyre miqësoreve”, tha Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë.

Italo-shqiptari pranon se tani do të ketë përplasje mes dy federatave për talentet e futbollit.

“Është e qartë që tani, me njohjen e Kosovës do të jetë normale që do të ketë pak konflikt. Por ka hapësirë për të manovruar, sepse ka lojtarë të brezit të dytë që kanë lindur jashtë dhe janë interesantë. Të gjithë sot duan të fitojnë. Mbaj mend herën e fundit ishte një festë e bukur. Sot është ndryshe, pasi është fundsezoni dhe lojtarët janë të lodhur, e vlerësimet janë të vështira”, tha më tej De Biasi.

Për momentin e ardhmja e De Biasit është e fokusuar vetëm në rolin e opinionistit sportiv.

“Tani për tani jam parkuar te Rai për të ndjekur me interes ndeshjet e Botërorit. Kam folur me një Federatë të rëndësishme, të një vendi që merr pjesë në Botëror, e shpresoj ta konkretizojmë pas Botërorit, ndërsa kam dhe dy oferta nga ekipe jashtë Italisë”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...