Lufta kundër bagëtive të ballistëve

Premte, 30 July 2021 15:05

Ndërsa namin ia nxirrnin ballistëve për pula, për vete partizanët nuk të falnin për mishin e rëndë. Në luftimet me kundërshtarët politikë, bagëtia zinte hallin më të madh. Zënia e plaçkës domethënë ishte parësore. Në raportin e komisarit të Batalionit “Fuat Babani”, Myzafer Spaho i datës 30 prill 1944, për Shtabin e Qarkut të Korçës, përshkruhen këto ngjarje.

Luftimet ishin bërë në Devoll më 17-28 prill 1944. Ishin goditur Suli, Koshnica, Bozhigradi dhe Tresteniku. U morën 400-500 bagëti prej Bozhigradi. Midis të tjerash, në letër thuhet:

Bozhigradi

Me marrjen e bagëtive u ka hyrë grindja, pse kopetë qenë të përziera. Një pjesë (5-6) erdhën, sollën pushkët e kërkojnë bagëtitë. Pushkët i morëm, por bagëtitë nuk ua dhamë...

Sa për bagëtitë ato unë i mora dhe brenda një dite i shpura në Omockë (Greqi). Aty zura një çoban, lashë 3 partizanë (që kanë qenë më parë barinj).

Aty është edhe një shok dhe rregulluam mënyrën e shfrytëzimit të tyre (gjalpë, djathë). Tufa arrin 310-320 kokë dhen, dhi, shqerra, lopë.

Sa për bagëtitë e mëdha, (32 qe, lopë, viçka, kuaj, gomerë, i dërgova t’i shesin, mbasi edhe 2 ditë por t’i mbanim do të ngordhnin. Se ishin të dobëta prej dimrit.

Tani del hesapi i të pafajshmëve. Kur të jetë zgjidhur problemi i Bozhigradit, kopeja e dhenve (pjesa më e madhe e së cilës është e atyre që duhen vrarë), le të përmbushë dëmin që iu bëhet edhe atyre që ndoshta s’kanë faj, megjithëse aty të gjithë gati (janë) reaksionarë. Për këtë çështje, në qoftë se kemi vepruar gabim, na lajmëroni si ta rregullojmë). Bagëtitë i shpumë në Greqi, pse ka kullotë dhe në anë tjetër.

Trestenik

Skuadrat shkuan për goditje dhe e kryen veprimin, por nuk e mora dot përfundimin ekzakt. Në përgjithësi, populli i atij katundi nuk është reaksionar, mbasi ka frikë se ndodhet në kufi. Ka marrë armë, se aty ndodhet një pjesë e forcave të Ballit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...