“Edi Rama qesh në situatë tragjike”, Gjekmarkaj: Kryeministër joserioz, propagandë edhe në gjendje të tmerrshme

E Enjte, 05 December 2019 21:53

Analisti politik dhe profesori Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se është për të vajtuar që kryeministri i vendit Edi Rama qesh edhe në një situatë tragjike si kjo e tërmetit.

Gjekmarkaj theksoi se kjo tregon se Shqipëria ka në krye një kryeministër joserioz, kurse shton se Rama bën propagandë edhe në situatë të tmerrshme për shqiptarët.

Kryeministri ka një aftësi për të bërë propagandë. Ai ka gënjeshtra gazmore, dramatike, kjo do të ishte gënjeshtra më tragjike. Mua më duket e tmerrshme që ai është joserioz, qesh në një situatë tragjike. Ai është aspak serioz në këtë situatë, duke bërë shaka me qen. Ky ka rënë pre e një populizmi të pashoq. Ky tërmet ka nxjerr fytyrën e vërtetë të babëzisë, të kapitalizmit shqiptar.

Këtu mund të akuzojmë të majtë e të djathtë, duke lejuar të ndërtohet në kënate, në zona bregdetare etj. Kjo tregon sesi në 30 vjet kjo klasë politike ka qenë e zhytur në korrupsion. Mua më duket një kryeministër joserioz. Kryeministri nuk flet për ato që nuk jetojnë, por për ata që jetojnë, sepse aty ka interes. Rama ka interes për to, ku shkon me kamera dhe bën propagandë. Fatmirësisht Shqipëria ka mbështetjen ndërkombëtare. Sa i takon kryeministrit, mendoj se prapë është i gënjeshtërt”, tha Gjekmarkaj.

Modifikuar më Premte, 06 December 2019 17:03

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kosova ende pa qeveri, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së re të Kuvendit

Politikë

Kosova ende pa qeveri, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së re të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, ndonëse dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja...

Horoskopi për ditën e sotme 20 janar 2020

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme 20 janar 2020

Dashi Shpenzojeni kohën e lirë me fëmijë, pasi do të mund të çliroheni nga stresi. Sa i përket anës financiare ka gjasa gjendja të përforcohet. Lidhja juaj e dashurisë po...

Parashikimi i motit, e hënë e martë, 20 - 21 janar 2020

Moti

Parashikimi i motit, e hënë e martë, 20 - 21 janar 2020

Gadishull i Ballkanit vazhdon të jetë në ifluencën presonit të lartë atmosferiki i cili do të kushtëzojë  në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.  E hënë, 20 janar 2020 Fillimi i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!