×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Besëtytnia çon shqiptarët në qytetin me “fat” për të aplikuar për lotarinë amerikane

E Enjte, 01 November 2018 16:25

Vitet e fundit, Korça ka fituar gjithnjë e më shumë reputacionin e qytetit nga ku emigrojnë më shumë shtetas shqiptar në SHBA duke fituar lotarinë amerikane.

Edhe ky muaj tetor pati shumë të interesuar, madje një fenomen që u vu re ishte se nga Korça zgjodhën të aplikonin edhe vizitorë nga qytetet e tjera të Shqipërisë, me shpresën se nga ky qytet kanë një mundësi më tepër për t’u përzgjedhur si fitues.

“Është interesant fakti që nga shumë rrethet të vendit vijnë në Korçë për të bërë aplikimin, duke menduar se do t’u sjellë fat qyteti jonë”-tha njëri nga qytetarët që punon në një studio fotografish në Korçë.

Fotografia e aplikimit është specifike dhe çon në skualifikim të menjëhershëm nëse nuk ka standardin e kërkuar, ndaj muaji i lotarisë sjell më shumë klientë në studiot fotografike.

Vetëm në një studio të tillë gjatë muajit tetor në Korçë numëroheshin të paktën 100 aplikime në ditë.

Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie. Shqipëria arriti numrin rekord mes vendeve të Europës me 367 mijë aplikime./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...