×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ekzekutoi 8 persona, Ritvan Zykaj i qetë dhe i papenduar kërkon libra në burg

E Enjte, 01 November 2018 16:37

U bënë tre muaj nga masakra me tetë të vrarë në Selenicë të Vlorës dhe gjyqi ndaj Ritvan Zykës, i cili vrau tetë kushërinjtë e tij nuk ka nisur akoma. Por çfarë bën Ritvani i frikshëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë.

I tmerrshmi i Selenicës, Ritvani që vrau tetë kushërinjtë e tij kërkon libra për të lexuar.

Nga momenti kur u arrestua ai qëndron në një nga qelitë e paraburgimit të policisë se Vlorës. Një burim i tha ABC Neës se ishte habitur kur Ritvan Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar.

Nuk ka shfaqur ndonjë preferencë, por është mjaftuar me atë që i kanë afruar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare. Të njëjtat burime i treguan ABC Neës se 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë çast irritimi apo agresiviteti.

Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë. Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ndërkohë dosja pritet të shkojë në gjykatë sëshpejti. Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. Në të njëjtën kohë akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kqyrjes së kufomave.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumfishte që ai kreu. Ngjarja ndodhi në 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin tetë kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë.

Ata sapo ishin kthyer nga një drekë e përbashkët kur Ritvani mori armën dhe i vrau të gjithë një nga një, në rrugë dhe brenda në shtëpitë e tyre. Deri tani dihet që 24-vjeçari thjesht trajtohej si një njeri i rëndomtë dhe vrasja ishte hakmarrja e tij. /abcneës.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...