Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë ku jan♪7 përfshirë tre automjete, mes tyre edhe urbani i linjës 'Tirana e Re'. Raportohet se nga ky aksident është plagosur një person i cili i është dërguar drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se mjeti tip Range Rover me targa angleze ka përplasur mjetin tjetër, dhe më pas është përfshirë dhe urbani i linjës së Unazës së Re në këtë aksident. Nuk dihen ende shakqet e këtij aksidenti, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.