Voltana Ademi nuk lëviz nga zyra, banda në qeveri plan për ta pushtuar Bashkinë

Saturday, 17 August 2019 18:50

egjislacioni ynë është i qartë: kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër.

Dorëheqja e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, para se ai të betohej, ka sjellë një gjendje të pandeshur më parë në Shqipëri në lidhje me ushtrimin e pushtetit vendor.

Media pranë qeverisë kanë filluar të përgatisin opinionin publik se kryebashkiakja e tanishme Ademi duhet të largohet më datën 20 gusht, data e fundit kur duhej të merrte detyrën kryebashkiaku i ri, dhe funksionet e kryebashkiakut t’i komandohen përkohësisht njërit prej nënkryetarëve aktualë të Bashkisë Shkodër.

Sipas kësaj linje qeveritare, Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës, i cili do të konstituohet të hënën më datën 19 gusht, duhet të shpallë mbarimin e mandatit të zonjës Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Por nëse qeveria do të zbatojë këtë skenar, ajo do të jetë shkelë në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

Së pari, Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton qartë rastet kur mund të komandohet një nënkryetar në krye të bashkisë. Pikërisht, Nenit 61 përcakton se kur kryetarit të bashkisë i mbaron mandati përpara kohe, për çfarëdo lloj arsye, vendin e tij, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri, e zë një nga nënkryetarët:

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë.”

Është e qartë se komandimi bëhet vetëm kur mandati mbaron “para kohe”, pra kur kryetari i bashkisë ndërron jetë, dorëhiqet apo pushohet pa plotësuar mandatin 4 vjeçar të përcaktuar nga ligji.

Ky nuk është rasti i Bashkisë së Shkodrës, pasi Zonja Ademi do ta përfundojë normalisht në kohë mandatin e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...