×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ardian Isufi: Artistët janë të revoltuar, duhet revolucion në art dhe kulturë!

Saturday, 03 November 2018 14:41

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Ardian Isufi rrëfen Ekspozitën Ndërkombëtare “Onufri” si një aktivitet të lënë “jetim”. Ai flet për gjendjen kritike në të cilën gjendet Galeria e Arteve dhe arti pamor.  “Ajo që të lë më shumë pa fjalë është humbja e “Onufrit” si event kulturor. U bë vite që çështja e këtij konkursi ndërkombëtar ka ngelë si një aktivitet “jetim”, sepse nga viti në vit për arsye shumë personale, drejtuesit e institucionit të Ministrisë së Kulturës dhe të Galerisë Kombëtare i kanë dhënë më shumë peshë faktit se kush do ta ketë këtë si aktivitet, gjë që ka qenë e përcaktuar qartazi në status, sesa me aspektin cilësor të tij. Fatkeqësisht është degraduar me dashje. Për mua nuk është degraduar nga paaftësia, por nga situata malinje që po kalon në përgjithësi arti pamor. Ka një malinjitet të jashtëzakonshëm edhe përsa i përket promovimit ë mënyrë dinjitoze të artit pamor të artistëve shqiptar në Shqipëri. Ka një malinjitet që lidhet me mungesën e dëshirës për të prezantuar realisht në publik vlerat e rëndësishme të artit pamor, sidomos përsa i përket artistëve shqiptar. Dhe është gjetur një format, i cili lidhet me aktivitetet ndërkombëtare , që menaxhohet nga ministria nëpërmjet lidhjeve të vogla që bëhen brenda këtij institucioni, duke mos pasur një transparencë reale dhe duke bërë që aktivitetet të menaxhohen në mënyra dhe në forma shumë personale.

Drejtori i Galerisë Kombëtare është në drejtim të paditur me këtë institucion, si dhe me çështjet reale që ka arti dhe kultura shqiptare. Po menaxhon disa aktivitete që janë thellësisht personale. Po përdoret institucioni për vizione thellësisht personale, i shkon shumë për shtat dhe Ministrisë së Kulturës që ky lidershipi i ri i Galerisë Kombëtare të ketë një mbyllje totale ndaj fenomeneve dhe problematikës reale në art dhe në kulturë, në çështjet që lidhen me artin pamor. Kemi një situatë akute për hir të vërtetës përsa i përket marrëdhënies dhe komunikimit që duhet të ketë ky institucion me publikun, me komunitetet artistike, me organizatat partnere, ku kemi një zbehtësi dhe një mpirje, e cila po e asfikson edhe atë pak oksigjen ose frymë që ka Galeria Kombëtare. Mendoj se ajo çfarë ka ngelur, është fakti që realisht artistët duhet të jenë të revoltuar. Në një situatë si kjo, palët e interesit duhet të jenë të revoltuara. Unë mendoj se duhet një revolucion në art dhe në kulturë. Një revolucion jashtë politikës dhe jashtë sistemit politik, që shpesh herë i ka përdorur artistët. Flas në këtë rast si një person publik , që ka edhe një peshë politike edhe mendoj që të gjitha këto grupime duhet të shkëputen edhe të kërkojnë të drejtën e tyre, përsa i përket marrëdhënies që ky institucion duhet të ketë më publikun dhe më gjerë. Marrëdhënia është e kushtëzuar, e cunguar, aktivitetet janë kaq të pakta saqë jo vetëm që po dëmtojnë shumë prurjet e vërteta që kanë në fokus artin bashkëkohor, por dhe historinë e artit shqiptar. Një situatë si kjo po kushtëzon edhe agjendat e çdo artisti dhe çdo qytetari, madje po të heqim një paralele të thjeshtë, do të kuptojmë se ajo që ndodh sot në muzetë e Evropës ka një pikëpamje komplet tjetër, përsa i përket trajtimit që i bëhet artit dhe kulturës, por edhe transparencës. Nuk kemi informim, nuk kemi një agjendë të shpallur qartazi të projektit afatmesëm dhe afatgjatë në Galerinë Kombëtare. Kemi një status “të ri”, status që e kthen në një muze, i cili po ecën me hapa kaq të ngadaltë, saqë mund të konsiderohet thjesht një ngecje në kohë.

Arti sot është për të kuptuar më gjatë fenomenet antropologjike, social-shoqërore dhe politike që ndodhin nëpërmjet tij, mirëpo diçka e tillë nuk  u realizua asnjëherë me seriozitet në GKA. Në këto rrethana ne sot si artistë jemi pa dinjitet, ne në Galerinë Kombëtare të Arteve jemi pa dinjitet përballë publikut tonë dhe përballë publikut ndërkombëtar."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...