Kapet në Mal të Zi, autori i dyshuar për masakrën e Qyshkut

Hënë, 23 July 2018 12:45

Policia në Mal të Zi ka arrestuar Predrag Vukojeviçin, nga Shabaci (Serbi), i dyshuar për masakrën e Qyshkut të Pejës, me ç’rast pjesëtarët e formacionit paramilitar serb “Çakallët” vranë 41 shqiptarë civilë, njoftojnë mediat e Malit të Zi. Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë të MPB nga Qendra Rajonale e Policisë Kufitare “Jug” në Mal të Zi, në bashkëpunim me policinë e Tivarit, të premten ka arrestuar shtetasin e Serbisë me inicialet Predrag Vukojeviq (64) nga Shabaci, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli, raporton gazeta “Vijesti” e Podgoricës, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë, ndaj P.V ishte lëshuar fletarresti sepse i ishte shmangur vuajtjes së dënimit shtatë vjet burgim për shkak të veprës penale tregti me drogë dhe veprës penale vjedhje e rëndë, si dhe për arsye se duhej të zhvillohej procedura penale ndaj tij me dyshimin se ka kryer veprën penale krime lufte ndaj popullsisë civile në bashkëpunim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...