Opozita bojkoton takimin për dialogun të thirrur nga Veseli

Hënë, 23 July 2018 16:04

Përfaqësuesit e partitive opozitare nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka pasur në agjendë çështjen e arritjes së një konsensusi kombëtar për dialogun me Serbinë.

Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, në një konferencë për media, tha se në takim kanë marrë pjesë vetëm përfaqësues të koalicionit qeverisës dhe përfaqësues të komuniteteve joserbe nga Grupi 6+. Sipas tij, thirrja e këtij takimi ka qenë kërkesë e kahershme e vetë partive opozitare.

“Kërkesa e sotme për takim ka qenë më tepër kërkesë e opozitës, kërkesë e opozitës e cila u është bërë qoftë përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, qoftë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë”, tha Veseli.

Ai po ashtu tha se institucionet e Kosovës kanë nevojë për një reflektim dhe akomodim të një qëndrimi rreth dialogut. “Të ulesh në tavolinë me Serbinë nuk është privilegj, është sakrificë politike, por edhe përgjegjësi”, deklaroi Veseli.

“Përfundimi final i sherreve me Serbinë është për hir të fëmijëve tanë, për hir të sakrificës, për të ruajtur këtë që kemi arritur deri më tani. Në të njëjtën kohë, për të ruajtur partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, agjendën tonë euroatlantike... Është obligim dhe përgjegjësi e gjithë spektrit politik, por edhe e opozitës”, tha Veseli.

Aktualisht, Kosova dhe Serbia janë futur në atë që cilësohet si faza finale e dialogut, në të cilën është paralajmëruar edhe arritja e një marrëveshjeje finale që do të nënkuptonte normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. /REL/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...