1982/Gënjente si të gjithë për shifrat imagjinare të sukseseve, burg sekretarit të parë

E mërkurë, 17 July 2019 16:32

Nga Kastriot Dervishi

Nisur nga fakti se komunizmi është mashtrim publik (propagandë) dhe krim (deri gjenocid kundër njerëzimit), as nuk mund të pritej që edhe midis njëri-tjetrit të mos gënjenin. Të gjithë gënjenin në regjimin komunist me shifra të paqena. Gënjeshtra ishin kthyer në sistem. Raportimi kryesori ishte ai midis zvogëlimit të sipërfaqes dhe rritjes së prodhimit. Erdhi, një kohë që regjimi mendoi të bënte një shembull. E zgjodhi këtë pikërisht nga një rreth i varfër dhe pa peshë ekonomike si ai i Pukës. Në pranga u vunë sekretari i parë Thoma Dine dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit, Bogiç Mataj. Për sekretarin e parë u tha fillimisht se në vitet 1979-1981 ishin zbuluar mashtrime të mëdha në raportimet nga kooperativat bujqësore. Implikoheshin 115 komunistë e kuadro në raportime falso. Karakterizohej si “mikroborgjez”, “intelektual i sëmurë”, “mendjemadh”, “karrierist”, Më 7.9.1982 Byroja Politike autorizoi arrestimin e tij. U dënuan nëpërmjet një procesi penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...