Arsyeja e vrasjes së “cucës së maleve” nga... vjehrri

Premte, 27 December 2019 12:08

Nga Kastriot Dervishi

Çdo vendim, dekret apo ligj i kohës së komunizmit që lidhet me figura të historisë kërkon proces verifikimi. Kanë gënjyer e mashtruar në funksion të propagandës së tyre. Asgjë nuk lidhet me të vërtetën. Vendimi nr.125, datë 17.11.1969 “Mbi dhënien e titullit “Hero i Popullit” me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe fitores së revolucionit popullor”, në bazë të të cilit doli dekreti nr.4600, datë 24.11.1969 i Presidiumit të Kuvendit Popullor, figuron edhe emri i asaj që njihet me emrin “Cuca e maleve”. Propaganda komuniste e shfrytëzoi dendësisht për motive politike rastin e saj sikur e vranë “kriminelët”, etj, etj. Në propozimin përkatës në Byronë Politike të KQ të PPSH-së, gjendet motivi e vrasjes. Në dekretin e dekorimit janë vendosur fjalë të tjera, por duke hequr motivin kryesor.

Propozimi

Në listat e gjata të propozimeve në Byronë Politike është shkruar ky motivacion për të përmendurën: “Dila Pjetër Marku (Dilica), vitlindja 1931, propozohej për t’i dhënë dekorata “Heroinë e Popullit” me këtë motivacion: “Vrarë nga diversantët de kulaku i fshatit (ish vjehrri i saj), pasi e kapën në shtëpi vetë me nënën qorre, e torturuan dhe në fund e vranë si shkelëse e kanunit, se zbatonte mësimet e partisë e të shokut Enver. Shkoi vullnetare dy herë në hekurudhë, e la burrin që e kishin martuar me zor se ishte bir kulaku. Në vitin 1947 u pranua në organizatën e rinisë dhe u bë një luftëtare e flaktë e përhapjes së të resë në fshat, luftonte kundër zakoneve prapanike, demaskonte me kurajë kulakët dhe armiqtë. Delica në të gjitha momentet qëndroi trime dhe burrneshë dhe me emrin e partisë në gojë dha jetën”.

Diskutimi në mbledhjen e Byrosë Politike

Enver Hoxha: Të marrim tani Dila Pjetër Markun.

Kadri Hazbiu: Këtë duhet ta dekorojmë, akti i saj është i mirë, mbi veprën e saj është shkruar edhe drama “Cuca e maleve”.

(Të gjithë shokët u shfaqën dakord që ajo të dekorohet).

Dekreti

Emri i saj gjendet në listën përkatëse me numrin 8. Tashmë motivacioni nuk është ai që shkruhet në propozim, por ky: “E frymëzuar nga mësimet e partisë, me guxim e trimëri shembullore, si një e re revolucionare, u ngrit në luftën kundër zakoneve prapanike të kanunit e të fesë, mori pjesë aktive në shumë aksione politike, ideologjike dhe ekonomike, u bë kështu një nga luftëtaret e para të partisë në Rrethin e Lezhës për çlirimin e plotë të gruas, që qëndroi heroikisht edhe gjatë masakrimit që i bënë diversantët”.

Modifikuar më Premte, 27 December 2019 18:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...