1943/ “I morëm jetën dhe e hodhëm në lumë”

Diel, 29 December 2019 17:12

Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentet e shumta të luftës civile të viteve 1943-1944, të cilën pasardhësit e përgjegjësve e festojnë edhe sot e kësaj dite si “fitore”, provohen fare lehtë krimet e kryera prej komunistëve. Një prej qarqeve ku lulëzoi fort kjo luftë, ishte edhe ai i Korçës e veçanërisht Kolonja. Vini re si e njofton komandanti i një batalioni, Spiro Stajo vrasjen e një personi. E për të mos u ndaluar deri këtu, jep hollësira edhe për “gabimin” e rëndë që kishin bërë, atë të mosmarrjes së orës së dorës. Kemi disa dukuri nga vrasja, poshtërimi i kufomës, etj. Procesverbali që duhet të shoqëronte praktikën arkivore, nuk është ruajtur. Nuk dihet në është apo jo i njëjti person, pasi në një dokument tjetër bëhet fjalë për Hysni Voskopin, të cilit i është konfiskuar një pasuri modeste që i kanë gjetur në shtëpi.

***

Ushtria Nacionalçlirimtare

Komanda e Batalionit “Shqiponja”

Komandës së shtabit të Qarkut të Korçës

Siç u lajmërua dje me anë të kartës së posaçme, i quajturi Hysen Mustafa nga Voskopi, u ekzekutua sot në mëngjes. Bashkëngjitur po ju dërgohet edhe procesverbali përkatës i përpiluar më datën 9.11.1943. Njoftohet se kufoma e Hysenit u hodh në lumin e Devollit, kështu që s’qe e mundur me i marrë orën që kishte. Kjo nuk iu mor kur iu tërhoqën dokumentet e tjera, për arsye që të mos t’i jepej me kuptue se ç’e priste. Gjithashtu me raportet përkatëse po shoqërohet për në atë komandë, polici Dalip Ramadani, me që kjo komandë nuk është në gjendje të zhvillojë dhe me pas informatat e duhura për të, i përket të përmendurit pse jo në gjendje me kontrollue qëndrimin e shokëve që Dalipi përmend në fund të procesverbalit. Që të dy janë arrestuar në shtëpinë e Mustafa Et’hemit në Plasë.

10.11.1943

Komandanti

Spiro Stajo (nënshkrimi)

***

13 nëntor 1943, letër e komandës së Batalionit “Tomori” (Riza Kodheli e Shuap Papariti) drejtuar komandës së Shtabit të Qarkut të Korçës për konfiskimin e bereqetit të një ballistë

Komandanti i batalionit me një pjesë shokësh, më datën 11.10.1943, vajti në Voskop (dhe) i konfiskoi një sasi bereqeti Hysni Voskopit, eksponent i njohur i Ballit Kombëtar. I morëm këtë sasi: grurë 176 okë, misër 80 okë, fasule 64 okë, vajguri 11 qillo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...