Shuhet një familje, takimi në lokal dhe masakra në shtëpinë e ish të dashurës. Pas krimit për xhelozi, vetëdorëzohet autori

Hënë, 07 October 2019 14:03

Një tragjedi e vërtetë ka përfshirë një familje në Austri. Pesë persona u vranë në Kitzbühel, një zonë e njohur për turistët që relaksohen duke bërë ski. Policia ndaloi një djalë të ri dhe e akuzoi atë për vrasjen e ish-të dashurës së tij dhe katër anëtarëve të familjes së saj (tre burra dhe dy gra, përfshirë edhe vajzën e re). Sipas medias lokale Krone.at arsyeja e masakrës, e cila ndodhi në shtëpinë e vajzës, duhet të ishte xhelozia dhe se djali është vetëdorëzuar në polici.


 

I riu i arrestuar është një 25-vjeçar nga Kitzbuehel i cili ishte lënë nga e dashura e tij 19-vjeçare dy muaj më parë.

Takimi në një lokal dhe masakra në shtëpinë e ish-të dashurës

16131451.21527977.50203f9312831fe433fabe0b1312528e

Sipas asaj që është kuptuar nga hetuesit deri më tani, i riu kishte takuar ish te dashuren e tij në një lokal e cila ishte e shoqëruar nga një djalë tjetër dhe atje kishte filluar zënka.

Pak ore me vone, në pesë të mëngjesit ai u shfaq në shtëpinë e saj dhe pas një debati u perzu nga babai i vajzës.

Kjo e shtyu te shkonte ne shtepine e tij ku ka marre armën e vëllait dhe më pas u kthye në shtëpinë e ish të dashurës së tij duke qelluar me bresheri nga jashte dritares.

Kështu ndodhi masakra: 25-vjeçari vrau vajzën, të dashurin e saj të ri dhe anëtarët e tjerë të familjes që ishin në apartament.

Pastaj shkoi në komisariat, vendosi armën në tryezë dhe tha: “Unë sapo vrava 5 persona”.

Krimi u konsumua në një vilë të vogël në një zonë banimi të qetë të Vordergrub, rreth orës 5 të së dielës. Viktimat janë ish e dashura e 19-vjeçarit vrasës, prindërit e saj, vëllai i saj 25-vjeçar dhe partneri i ri i ish-te dashures se autorit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Drama e fëmijëve shqiptarë/ 8-vjeçarja: Ndihmoni shoqen time, është e varfër, i jap bukë në...

Aktualitet

Drama e fëmijëve shqiptarë/ 8-vjeçarja: Ndihmoni shoqen time, është e varfër, i jap bukë në...

Nëse mendojmë se bota e fëmijëve janë vetëm lodrat gabohemi. Ata mendojnë për bashkëmoshataret e tyre. Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në...

Shkupi shpreh zhgënjim për mos hapjen e bisedimeve nga BE-ja

Aktualitet

Shkupi shpreh zhgënjim për mos hapjen e bisedimeve nga BE-ja

Dështimi për marrjen e datës në takimin e drejtuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, u prit me zhgënjim në Shkup. Kabineti qeveritar i zotit Zaev ka njoftuar...

Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

Aktualitet

Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

Një familje shqiptare në Lipjan të Kosovës është goditur nga një tragjedi e dyfishtë brenda pak ditësh. Katër ditë pasi Shqipdon Aliu, 23 vjeç, ishte zhdukur, ka humbur jetën edhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!