×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

U diplomua në moshën 89 vjeçare, synon shumë më shumë

Tuesday, 29 May 2018 20:17

Ella Washington, 89-vjeçe, nga SHBA-të, është diplomuar në universitetin Liberty të Virginia, por ajo thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi dëshiron të vazhdoë studimet dhe të regjistrojë edhe magjistraturën. 
Siç raportojnë mediat amerikane, ajo ishte e martuar shumë e re dhe kishte krijuar familje. Dhe për shkak të angazhimeve të shumta nuk kishte mundësi të vazhdonte shkollimin, dhe prej atij momenti i kishte mbetur “pikë në zemër”.

Për shumë vite ka punuar si pjesëtare e sigurimit në Pentagon, dhe më pas është shkolluar dhe është bërë infermiere në domin e pleqve, ku kishte punuar deri para 6 viteve.

“Asokohe nuk ka pasur shumë mundësi punësimi për afro-amerikanët, por ajo kurrë nuk u dorëzua dhe punoi punë të ndryshme që të na e sigurojë kafshatën e gojës”, ka deklaruar bija e saj Elle Mitchelle.

Ajo ka shtuar se si nëna i kishte mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe llogarisin ende pa u regjistruar në shkollë.

Ella fitoi diplomën për infermiere në vitin 1978, kur ishte 49-vjeçare, ndërsa gjashtë vite më parë e bija mezi arriti ta bind që të regjistrohet në fakultet dhe të përfundojë studimet online në universitetin Liberty.

“E dua historinë, është lënda ime e preferuar. Secili person do të duhej të dinte historinë e tij dhe të mësoj shumë për të”, ka deklaruar Washington. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...