Dy fjalë për ndërkombëtarët

Premte, 15 Mars 2019 14:43

Nga Sali Berisha

Teksa prej ditësh diskutohet për protestën e opozitës në 16 mars dhe presionin e ndërkombëtarëve, ish-kryeministri Sali Berisha sqaron dhe qëndrimet e tyre. Sipas zotit Berisha, opozita po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që e detyruan për vendimin e saj.

“Dy fjale për ndërkombëtaret. Miq, po diskutohet këto kohë lidhur me qëndrimin ndërkombëtar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me ketë problem theksoj:
Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund te mbështesë djegien e mandateve. Se dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet qe detyruan opozitën për vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret në tërësi me protestën dhe kauzën e tyre kane fituar me shpejtësi te rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botes kanë paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje botërore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit te Shqipërisë tashme Kolumbi e Evropës nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave te mëdha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise. Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores! Cunami i dates 16 mars do mahnisë boten!“

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...