Pa zgjedhje rrezikohet konflikt civil

Premte, 15 Mars 2019 14:40

Nga Mesila Doda

Një muaj pas protestës së dhunshme të 16 shkurtit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dy forcat kryesore të opozitës shqiptare, kanë kërkuar një pjesëmarrje më masive për protestën e dytë të 16 marsit, tashmë që deputetët e opozitës janë kthyer në ish-deputetë pas dorëzimit të mandateve.

Mesila Doda, Sekretare e PDIU-së, tha ndër të tjera se opozita i ka shteruar të gjitha mundësitë që kishte në dorë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama, e cila sipas saj ka kapur gjithçka. Përveç pushtetit ka kapur edhe gjykatat që kanë arbitrat e qeverisjes, tha ajo, ndërkohë që në Parlament kanë shkuar prej vitesh përfaqësues të krimit.

Me këto argumente, zonja Mesila Doda justifikoi hapin ekstrem të djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, edhe pse në fakt ata deputetë që hoqën dorë po zëvendësohen nga dita në ditë me të tjerë ndër radhët e partive politike të opozitës, që kanë pranuar hyrjen në Parlament.

“Në momentin që demokracia bjerret, palët shkojnë drejt një konflikti civil”, deklaroi Mesila Doda në “Open” nga Eni Vasili. Por një gjë e tillë në Shqipërinë e 2019-s është e papranueshme për Europën dhe botën, ndaj vendi do të shkojë sipas saj shumë shpejt në zgjedhje.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...