Çdekretimi , postbllok për një të çmendur

Saturday, 08 June 2019 19:40

Presidenti i Republikës Ilir Meta, pak minuta më parë ka ndërmarrë një akt historik duke çdekretuar datën e zgjedhjeve 30 qershor. Akti i Presidentit të Republikës është një akt prej një shtetari serioz i cili reagoi në kohën, momentin e duhur kur vendi po tërhiqej zvarrë drejt një konflikti nga një socio-pat në politikë.
Raportet e Ramës me politikën, gjithmonë kanë kaluar nëpërmjet linjave jo të pastra dhe kjo është shprehje me shumë delikatesë, por kanë kaluar gjithmonë për të qenë më konkret nëpërmjet linjave të krimit. Njerëzit që merren me industrinë e informacionit, i kanë këto të dhëna që kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Të njëjtën formulë përdori edhe ën qeveri. Nuk është e nevojshme të bëjmë riciklimin e informacioneve të BILD, Tiede, ka pasqyruar në mënyrë ekselente dhe të paanshme të gjitha informacionet që i kanë agjencitë e specializuara për këtë çështje, lidhur me raportin e qeverisjes së Ramës me krimin dhe drogën. Sërish ky njeri edhe pas këtyre publikimeve, po tërhiqte vendin zvarrë. Disa herë Presidenti i Republikës Meta, i kishte rënë gongut për sa i përket raportit të qeverisjes së Ramës me kushtetutshmëri dhe ligjshmërinë e veprimeve të saj. Disa herë Presidenti Meta kishte bërë thirrje të gjitha palëve, por sigurisht më shumë asaj pale që ka përgjegjësi e qeverisjes, për të hequr dorë nga istikami i çuarjes së vendit në një humnerë për të ardhmen. Por kurrsesi në pluralizëm nuk mund të pranoheshin votime dhe jo zgjedhje.
Edhe sot në deklaratën e tij Presidenti thotë se nuk mund të shkohet drejt votimeve një partiake pasi në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për integrimin Evropian të Shqipërisë.
Akti i sotëm i Presidentit të Republikës është postbllok për një të çmendur./ Redaksionale

Modifikuar më Diel, 09 June 2019 10:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...