Zgjedhjet/ Presidenti dhe ndërkombëtarë, të bashkuar në një mendim

Hënë, 10 June 2019 09:28

Me deklaratat e sotme, kur sqaroi se pse e mori vendimin e fortë për çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Presidenti i Republikës përdori argumente serioze, që në fakt janë përdorur edhe nga ndërkombëtarët ditëve të fundit.

Parimet e pluralizmit, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë baza e sistemeve politike në botën perëndimore.

Ilir Meta tha se Presidenti ka detyrimin të ndërhyjë kur cenohen parimet kushtetuese për sa i përket zgjedhjeve.

Sipas Metës partitë politike nuk kanë shprehur se nuk marrin pjesë në zgjedhje, por kanë ngritur dyshimin se zgjedhjet e planifikuara më 30 qershor nuk do të jenë të lira dhe të zgjedhjeve. Këto parti duan të marrin pjesë në zgjedhje në konkurrim të lirë me rregulla të përcaktuara ligjore. Është detyrim i qeverisë ta mundësojë këtë. Nëse ky detyrim kushtetues nuk përmbushet, atëherë i vetmi autoritet që ndërhyn është Presidenti i Republikës.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul i cili është shprehur se pas vendimit të presidentit, ekziston një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit.

Modifikuar më Hënë, 10 June 2019 12:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...