David L. Phillips: Rama duhet të ikë!

Tuesday, 11 June 2019 19:12

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërcënoi me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Meta është i justifikuar në shqetësimin se votimet në klimën aktuale të paqëndrueshme mund të shkaktojnë dhunë dhe të cënojë kandidimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më tepër, Meta ka ushtruar autoritetin e tij ligjor i sanksionuar në artikullin 92 të Kushtetutës, që i jep fuqinë Presidentit të ushtrojë autoritetin e tij për të përcaktuar datën e zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Më tepër se politika e lojës me zjarrin, Shqipëria ka nevojë për dialog dhe një plan tranzicioni për fuqizuar demokracinë.

Por çfarë e motivon Edi Ramën?

Sulmet e Ramës ndaj Metës, shumë pak kanë të bëjmë me procesin zgjedhor. Sjellja e tij konfrontuese është një sjellje e turpshme për të konsoliduar pushtetin duke margjinalizuar kundështarët të cilët kërkojnë një qeverisje të mirë dhe llogaridhënie për korrupsionin.

Qindra e mijëra shqiptarë janë në protesta prej disa javësh. Ata besojnë se Rama ka vjedhur zgjedhjet e Qershorit 2017, dhe për këtë ata kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protestuestit gjithashtu kërkojnë llogari për korruspsionin. Zëri i Amerikës sëfundmi ka publikuar përpjekjet e Ramës për të manipuluar punësimet në sistemin e burgjeve. Përgjimet treguan sesi ish drejtori i burgjeve hynte në marrëveshje të fshehta për punësimet me deputetë të Partisë Socialiste të Ramës.

Nëse Uashingtoni mbështet Reformën në Drejtësi, atëhere duhet të ketë një distancim nga politikanë si Rama i cili vepron më shumë si një gangster sesa një shtetar. Rama është shëndrruar në një turp kombëtar. ËSHTË KOHA PËR TË QË TË LARGOHET.

Largimi i Ramës nga politika duhet të jetë si pjesë planit të mëposhtëm për të stabilizuar Shqipërinë.

Rama duhet menjëherë të japër dorëheqjen si kryeministër. Në këtë mënyrë ai do të përfitonte imuntitet nga prokuroria e krimeve për të mos u hetuar në këmbim të një premtimi se ai do të heqë dorë nga politika tani e në vazhdim.

Një qeveri shumë-partiake teknokratike do të zgjidhej që të kujdesej për çështjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Individë me integritet do të ngarkoheshin me përgjegjësinë për të siguruar llogaridhënien dhe drejtimin e vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej të riformatohej me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e OKB-s për Asistencën Zgjedhore dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rinovuar do të duhej të zhvillonte zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare në 30 Qershor 2020. Vëzhguesit vendore dhe ata ndërkombëtarë do të duhej të angazhoheshin në për të garantuar se zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme.

Ky plan mund të funksionojë vetëm me suportin e Shteteve të Bashkuara. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane Matthew A. Palmer thotë se SHBA është e angazhuar “për të përdorur të gjitha mekanizmat që ne kemi për të mbështetur luftën ndaj krimit të organizuar, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, për të mbështetur llogaridhënien, transparencën dhe qeverisjen e mirë”. Tingëllon bukur, por vetëm të flashës nuk vlen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat gjithmonë kanë mbështetur demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, është në krahun e gabuar të debatit të brendshëm. Departamenti i Shtetit fajëson opozitën sepse ushtron lirinë e vetë parlamentare dhe lirinë e vet për tu shprehur. Por do të ishte më mirë, që zyrtarët amerikanë të cilësonin Ramën si përgjegjës që urdhëron forcat e sigurisë tw përdorin e gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës në protestat paqësore pro-demkratike ndaj demontruesve siç u pa në protestën e fundit.

Pse SHBA e mbështet Ramën kur duket qartazi se ai është pjesë e problemit? Sjellja e Ramës i vesh turp shqiptarëve të ndershëm. E folura e tij harbute e zhbën atë si xhentëllmen, dhe nuk e shfaq aspak një drejtues shteti.

Në mënrë të pakujdesshme Edi Rama e ka denigruar Zërin e Amerikës kur tha se raportimet e tyre ishin pjesë e “kazanit”. Rama mbështet ligjin që rrit presionin mbi lirinë e medias, i cili u dënua edhe nga Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias si nga Organizata Reporterët pa Kufij. Ligji i mbështetur nga Partia Socialiste për median është një Kalë Troje për çensurën, që dhunon kushtetutën dhe kërcënon lirinë e shprehjes.

Institucionet e Shqipërisë janë në rrëmujë. Aty nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale për më shumë se një vit. Problemet me sundimin e ligjit janë rënduar akoma edhe më shumë për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë.

BILD, media prestigjoze gjermane, sëfundmi publikoi një dokument investigativ që tregonte sesi mafia manipulonte zgjedhjet në Shqipëri. Të ardhurat nga trafiku i narkotikëve përfilet gjërësisht se shkon në mbështetje të Partisë Socialiste.

Largimi i Ramës do të shërbente në rritjen dhe përmirësimin e demokracisë, do të krijonte hapësirën për një drejtim të ri në Partinë Socialiste dhe në partitë e tjera që mund të krijohen. Unë nuk kam asgjë personale kundër Edi Ramës. Thjeshtë kam punuar për çështjet e Shqipërisë për 30 vjet dhe unë e dua Shqipërinë. Rama është një dinosaur që i ka mbijetuar dobishmërisë së tij.

Rama duhet të shkojë në ekzil. Pasi të largohet nga Shqipëria, Rama mund të shkojë në Antalia dhe atje të kalojë pleqërinë sëbashku me mikun dhe aleatin e tij autokratik, Tayyip Erdogan.

Zoti Phillips është Drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer më herët si këshilltar dhe ekspert i punëve të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama. Ai ëshë autor i ‘Kosova e Çliruar: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA-së (Harvard Kennedy School)./ Per Syri.net

Modifikuar më E mërkurë, 12 June 2019 17:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Luksi i shfrenuar i qeverisë/ Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

Politikë

Luksi i shfrenuar i qeverisë/ Prova dhe fakte të reja që rrëzojnë pretendimet e Etilda Gjonajt

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një reagim publik lidhur me lajmet publikuar ditët e fundit, ku përmes faturave të hoteleve tregohej se si ajo paguante 700 euro nata...

Chris Brown baba për herë të dytë, zbuloni gjininë e fëmijës

Show-biz

Chris Brown baba për herë të dytë, zbuloni gjininë e fëmijës

Chris Brown do bëhet sërish baba. Ai është në pritje të një djali të vogël me ish-të dashurën Ammika Harris. Sipas TMZ, thashethemet janë të vërteta dhe se këngëtari do mirëpresë...

Georgina: Ronaldon nuk do e ndërroja me asgjë në botë

Sport

Georgina: Ronaldon nuk do e ndërroja me asgjë në botë

Georgina Rodriguez është një në marrëdhënie me yllin më të madh të futbollist Christiano Ronaldo. Dhe modelja ka pranuar se nuk është e lehtë të lidhesh me një person të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!