Një genocid nga ata që vendosin mbijetesën e tyre politike, mbi kombin

Premte, 12 July 2019 17:14

Nga Agron Duka/

Nëse raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin nënvizohet se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, është diagnostifikimi i një shoqërie të marrë peng, parashikimi i uljes së popullsisë i bërë nga OKB-ja është pasoja më katastrofike.

Vendi ynë rrezikon që në fund të këtij 100 vjeçari të ketë një popullsi të rrudhur me 62%. Kjo është edhe vjedhja e shekullit, vjedhje e së ardhmes së një kombi.

Sigurisht, fajtorët për këtë skenar ogurzi nuk janë vetëm ata që sot mbretërojnë në shtetin monist, por e vërteta është se ata mbajnë përgjegjësinë kryesore në pengimin e zgjidhjes së një krize që, në një periudhë afatgjatë, do të ketë pasojat e një gjenocidi të heshtur.

Një gjenocid që nuk po kryehet nga armiq të jashtëm, por nga njerëz që vendosin mbijetesën e tyre politike, përmbi mbijetesën e kombit.

Tani që e kemi të qartë se cila është e ardhmja që na pret, duhet të ngrihemi në lartësinë e kësaj sfide jetike për vendin.

Duhet ndryshuar modeli politik dhe ekonomik i vendit, duhet të dalim nga spiralja e tmerrshme e krizave që ushqejnë kriza.

Duhet një kontratë e re me shqiptarët, që të lejojë konkurrencën e ideve, dialektikën e shëndetshme politike, përfaqësimin e drejtë dhe të ndershëm të qytetarëve në organet vendimmarrëse. Koha është tani!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...