Gabove, nuk u bëre dot ministër Sandër Lleshi

E mërkurë, 06 February 2019 21:56

Nga Rexhep Shahu

Kishe rast te arte te beheshe minister, te shkelqeje, te hyje ne histori, por skopjove, stonove, deshtove z. Lleshi.
U zhgenjeva nga Ministri i brendshem Sander Lleshi. U zhgenjeva per emrin qe ka edhe per mbiemrin.
U zhgenjeva qe nuk u mesua ende te jete minister ndonese thone se ka shume shkolle, por mbeti tellall i padenje kryeministrit. Nuk e di por me erdhi shume keq.
Rama ka me ike me te shumtit se kur nuk e gezoi Enveri kete vend nuk do ta gezoje asnje, por kujtimi i keq i Sander Lleshit do te tregohet goje pas goje, ode pas ode.
Ndodhi nje krim, 7-8 perdhunues perdhunuan nje 13 vjecare. Krimet te tilla jane fshehur gjithmone ne Shqiperi dhe perdhunuesit jane bere heroj, jane bere pushtetare ne emer te asaj qe te fshihen krime te tilla e te mos demtohen vajzat e perdhunuara.
Qelloi minister Sander Lleshi nga nje krahine ku kodet jane te koduara madherishem dhe ai duhej te sillej si minister ekselent. Te ministronte, te merrte te gjitha masat, te ministronte me perfeksion dhe ne fund te informonte publikun qarte per masat e per historine, ta informonte vete me gojen e zerin e figuren e tij per rendesine qe ka ky krim shume i shemtuar. Te merrte dosjen dhe ta perdorte per presion ndaj gjithe toleruesve e mbrojtesve te krimit.
Por jo!
Ministri Lleshi nuk behet dot minister ne kete rast por mbetet tellall. Tellall akshami qe nuk jep habere por shan si njeri udhhesh. Shan ish kryeministrin e vendit, deputetin e parlamentit, qe mund te kete vetem 1 perqind te drejte por ama e ka 1 perqind te drejte.
I ka thene zelli i tij i keq Lleshit, turrju Saliut e ai i turret Saliut duke i thene monster. Nje njeri i lexuar sa pretendon Lleshi nuk duhet te perllomej keshtu si u perllom.
Po nuk ka perdhunue Saliu o Llesh qe ta quash monster, monster mund tu thuash perdhunuesve.
Me erdhi keq per emrin e mbiemrin qe ka.
Zoti Lleshi, qe kete rast mbete ne klase dhe nuk u solle si minister. nuk eshte me leverdi gjithmone me u marre me Sali Berishen. Ai vertete shumekujt i ka dhene emer fame e lavdi...
Jane mesuar ca njerez ne politiken tone qe duke u marre me Berishen kane bere kariere. Ata qe shan Berisha gradon Rama dhe kjo ka ndodhe, Berisha i ka lene peshqesh partise socialiste disa figura te llamarinta sic Rama i ka lene PD ca ndryshk qe nuk hiqet por gerryen.
Duket kjo u be mode dhe edhe minister Lleshi kerkoi te shkelqeje, te behet minister i forte plastik duke i thene Berishes monster.
Por jo, nuk te ngjiti zoti minister qe humbe nje rast ideal per tu bere minister ne histori qe ndeshkove nje cete perdhunuesish.

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 22:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...