Mediat kineze kryqëzojnë Ramën për akuzat ndaj koncensionarit në Rinas

Saturday, 13 Prill 2019 09:25

Grabitja e disa milionë euro në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshi edhe ato kineze.

Mediat kanë pasqyruar përplasjet mes koncensionarit dhe qeverisë lidhur me përgjegjësinë, ndërsa kanë pasqyruar edhe masat që ka marrë qeveria pas grabitjes duke angazhuar trupat e ushtrisë në mbrojtjen e aeroportit.

“South China Morning Post” në një artikull të saj i referohet pikërisht asaj që ka ndodhur, përplasjeve midis qeverisë dhe përfaqsuesve të kompanisë koncensionare kineze që menaxhon aeoroportin e Rinasit.

Ajo e ka përshkruar situatën në të cilën ndodhet aeroporti tashmë, pas grabitjes “së tipit Hollywood-ian” me prezencën e forcave të armatosura për ruajtjen e sigurisë në aeroport.

“Aeroporti nuk i përket kinezëve, i takon të gjithë shqiptarëve. Kjo është një pjesë e territorit të Shqipërisë dhe është e mbrojtur me ligj nga Policia e Shtetit, ashtu si çdo pëllëmbë e këtij vendi, “tha China Everbright Limited në një deklaratë.

CEL hodhi poshtë akuzat e Lleshajt për neglizhencë, duke përfshirë atë që ai nuk kishte njoftuar policinë për ngjarjen.Kompania tha se kishte rritur masat e sigurisë që nga një grabitje e ngjashme në aeroport në qershor 2016.

Në shkrim thuhet se “Shqipëria vendosi ushtrinë për të mbrojtur aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit të operuar nga kinezët, pas një vjedhjeje të stilit të Hollyëood-it në pistën e aeroportit”.

Në vijim artikulli pasqyron situatë, ku ushtarë të armatosur kanë mbushur pistën e aeroportit të kryeqytetit shqiptar pasi janë vjedhur disa miliona euro që ishin destinuar për tu dërguar në Vjenë përmes linjës ajrore Austrian Airlines.

Përfaqësues të qeverisë dhe drejtues të kompanisë Kina Everbright Limited me qendër në Hong Kong, që menaxhon aeroportin, kanë shkëmbyer replika se kush e ka përgjegjësinë për sigurinë.”

Raiffeisen Bank International tha se ishte grabitur, por gjithashtu nuk ofroi detaje rreth shumës.

Policia tha se një nga grabitësit u vra në një shkëmbim zjarri ndërsa banda po ndryshonte makina dhe policia ishte në ndjekje.
Bashkëpunëtorët e tij ikën dhe janë në kërkim. Askush tjetër nuk u lëndua.

Njeriu i vdekur, i identifikuar si Admir Murataj, ishte organizatori i të paktën katër grabitjeve të transportit të parave të bankave që nga viti 2015 dhe ishte udhëheqës i sulmit të së martës, thanë zyrtarët.

Policia tha se ishte një i dënuar që u arratis nga burgu në Greqi në vitin 2013.

Në shkurt 2017, grabitësit shkuan me 3.2 milionë euro, në qershor 2016 rreth 995.000 euro, ndërsa vitin e kaluar ka pasur dy sulme të ngjashme.

Modifikuar më Saturday, 13 Prill 2019 09:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...