Mediat, liria e tyre në gijotinën e narkoshtetit!

Hënë, 15 Prill 2019 13:39

Nga Sali Berisha

Terror dhe dhune e papare kurre me pare ndaj gazetareve. Terrori dhe dhuna ndaj gazetareve nga narko qeveritaret, rrezik madhor per lirite e shqiptareve!

Te dashur miq, nje vale terrori e narkoshtetit ndaj gazetareve, e papare kurre me pare qe nga ditet me te zeza te diktatures, ka shperthyer kohet e fundit ndaj gazetareve kryesisht te kronikave te mediave por ne ndonje rast edhe drejtuesve te tyre.

Ne nje hark kohor tre javor ne Tirane jane goditur, rrahur nga fallanga te krimit shteteror gjashte gazetare, fotoreportere dhe drejtues te mediave, me shume se ne çdo zone lufte te globit.

Keshtu mund te permendim dhunen ndaj botuesit te gazetes Koha Jone, Nikolle Lesi, apo ndaj gazetarit te A2 Renaldo Salianji ne komisionin e ligjeve brenda ne parlament, gazetarja Doriana Bezat e News 24 e cila u ndalua te raportoje protesten e banoreve te Bregut te Lumit, gazetari i News 24 Erion Skendaj, i cili u pengua me force nga narkopolicia te transmetonte protesten e opozites para parlamentit, gazetarja Eliza Gjediku e Tema TV te ciles i ra te fiket nga perdorimi i gazit lotsjelles me urdher te kriminelit Llesh Kimikut, fotoreporteri Arben Dajci u dhunua dhe u godit ne koke gjate protestes se te shtunes apo dhe gazetaret e Fix Fare qe u kercenuan me jete nga Kryebashkiaku i Pukes.

Kjo fushate terrori e papare kryesohet nga dhuna dhe terrori i perditshem verbal i kreut te meduzes, skizoidit Edvin Kristaq Urrejtesi ndaj gazetareve, analisteve qe transmetojne me korrektese kronika e realitetit te narkoshtetit kriminal dhe analisteve qe guxojne te kritikojne aktet banditeske te qeverise se tij.

Ky qendrim kriminal i sfazuar dhe rrugaçeror i skizoidit Edvin Kristaq Urrejtesi frymezon banditet, kriminelet, trafikantet me uniforme qe te versulen si kafshe ndaj gazetareve te rrahin, ti keqtrajtojne, ti gjuajne me bomba gazi helmues per shkak te detyres fisnike, misionit te tyre per te paraqitur te verteten.

Ndaj kesaj vale dhune shteterore te papare reaguan dje me nje proteste nje grup gazetaresh ne teresi te rinj.

Me kete rast shpreh solidaritetin tim me te madh ndaj tyre por gjithashtu iu bej thirrje mbare gazetareve, analisteve, redaktoreve, kryeredaktoreve te te gjitha mediave te shkruara dhe elektronike te bashkohen ne nje proteste te fuqishme kunder narkoshtetit dhe te mos presin momentin kur do t’iu vije radha edhe atyre te rrihen, torturohen apo dhe me keq te blihen si plaçke tregu.

Iu bej thirrje qytetareve te mbrojne dhe mbeshtesin gazetaret dhe lirine e fjales dhe mediave te kercenuara sot me shume se kurre.

I bej thirrje OSBE ne Vjene, Keshillit te Europes, Komisionit te Helsinkit te Kongresit te SHBA, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te Parlamentit Europian, Human Right Watch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij te nderhyne fuqishem per nderprerjen e kesaj stuhie terrori ndaj gazetareve ne narkoshtetin shqiptar! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...