Kush e pengon Lleshin të zbulojë garantin në qeveri të kokainës nga Malta?!

Hënë, 15 Prill 2019 13:52

Mënjëherë pas publikimit të lajmit se në Maltë janë kapur sasi të mëdha kokaine që kishte destinacion Shqipërinë ka reaguar ish deputeti dmokrat Gent Strazimiri.

“Ndërkohë që "zbuloje" dhe "parandaloje" atë "planin e opozitës" për të "sulmuar institucionet", dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!”, shkruan Strazimiri në një shenim në rrjetet sociale.

Ja postimi i plotë i ish deputetit Strazimiri:

Llesh!

Ndërkohë që "zbuloje" dhe "parandaloje" atë "planin e opozitës" për të "sulmuar institucionet", dikush po të realizonte planin për të sulmuar Shqipërinë me breshëri me kokainë të pastër!

91 kg kokainë me vlerë 10.3 milionë euro me destinacion Shqipërinë!!!!

Domethënë 1 "Rinas" kokainë 3 herë rrjesht, o LLesh!

Po nga i njëjti port i Maltës, drejt të njëjtit port të Shqipërisë!

Që "Rinasi" (megjithëse i realizuar po ashtu 3 herë në të njëjtën derë, në të njëjtën orë, nga i njëjti "organizator", për më tepër "në kërkim"), ka vështirësi të zbulohet e të parandalohet po e pranojmë, aq më tepër kur ka një "kinez" në mes....

Po destinatarin, pritësin, porositësin e "Rinasit" me kokainë cili "kinez" të pengon ta gjesh? 

Rrethin e "të dyshuarve" nuk e ke dhe aq të gjerë se që të japësh garanci për kokainë, për më tepër në përmasa "Rinasi", "mikun" duhet ta kesh shumë, shumë, shumë lart në "shtet" ... e sa më lart të ngjitesh aq më kollaj e ke t'i vësh gishtin... sidomos në "shtet" ...

Apo s'po gjen akoma një "kinez" atje lart në ... "shtet" ?!

Image

© SYRI.net

Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2019 14:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...