PD thirrje Policisë së Shtetit të kthehet në shinat e ligjit dhe të luftojë kriminelët dhe të mos luftojë dhe të dhunojë banorët

Tuesday, 07 May 2019 13:50

DEKLARATA PËR MEDIA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI TEK UNAZA E RE

Ky është një tjetër akti i paligjshëm i një qeveri të paligjshme, i një policie të paligjshme, që në vend që të luftojë krimin, lufton qytetarët që janë ngritur në mbrojtje të të drejtave të tyre, në mbrojtje të shtëpive të tyre dhe kundër një akti madhor korrupsioni. Sot në burg nuk duhet të jenë banorët e Unazës së Madhe por duhet të jenë Damian Gjiknuri dhe e gjithë shpura e zyrtarëve të korruptuar që me një firmë tentuan t’u prishin shtëpitë këtyre banorëve dhe më pas të përfitojnë në mënyrë korruptive 20 milionë euro, Partia Demokratike e ka bërë të qartë qëndrimin e vetë. Këtu nuk ka për t’u ndërtuar në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të këtyre qytetarëve. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të kthehet në shinat e ligjit dhe të luftojë kriminelët dhe të mos luftojë dhe të dhunojë banorët. Cilido prej punonjësve të policisë që sot ka dhunuar banorët e Unazës së Re, do të përballet dhe do të përgjigjet me ligjin.

Edi Rama sigurisht që është në ditët e veta të fundit dhe është e pritshme që do të bëjë rezistencë duke përdorur Policinë e Shtetit kundër qytetarëve. Sot qytetarët janë të bashkuar dhe unë jam i sigurt që më 11 Maj do të marrë përgjigjen e merituar.

Pyetje: Si do nuk do ta lejoni ju policinë e shtetit dhe qeverinë Rama për të mos patur të njëtin fat edhe banorët e Unazës së Re siç e patën banorët e Bregut të Lumit?

Gazment Bardhi: Ne do të jemi përkrah banorëve të Unazës së Madhe jo vetëm PD, por jam i sigurt të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Është provuar se nëse heshtim do të kemi fatin e banorëve të Bregut të Lumit. Këta banorë janë ngritur dhe prej gjashtë muajsh nuk kanë lejuar që për arsye korruptive t’u prishen shtëpitë e tyre. Ne jemi përkrah tyre dhe do të jemi përkrah tyre në çdo moment 24 orë të ditës.

Ndaj jam sot këtu, për t’u dhënë atyre mbështetje të plotë në emër të Partisë Demokratike. Mbi gjakun dhe djersën e banorëve të Unazës së Madhe dhe qytetarëve shqiptarë, nuk mund të ekzekutohet asnjë akt korruptiv siç është edhe projekti i Unazës së Madhe.

Pyetje: Përfaqësuesi i PD Klevis Balliu u mor nga policia, cili është qëndrimi juaj?

Gazment Bardhi: Është sigurisht një hakmarrje e pastër politike, një veprim i paligjshëm, e përsëris, sot në burg duhet të jenë ata që tentuan që nëpërmjet projektit të Unazës së Re të vjedhin me një projekt korruptiv të paktën 20 milionë euro. Banorët janë në të drejtën e tyre. Klevis Balliu ish-deputeti i PD-së ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të këtyre banorëve sikundër është e do të jetë e gjithë Partia Demokratike. Falemnderit!

Modifikuar më Tuesday, 07 May 2019 14:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...