“Nëna ime, origjina e botës sime”/ Këngëtari italian Albano Carrisi promovon librin në Shqipëri: Ja falenderimi i veçantë për Presidentin e ‘Birra Korça’, Irfan Hysenbelliu

Diel, 31 Janar 2021 21:49

 

Është promovuar në Vlorë, libri i këngëtarit të njohur italian Albano Carrisi, “Nëna ime, origjina e botës sime”.

I përkthyer nga Zenepe Luka, botimi i librit u sponsorizua nga Birra Korça dhe presidenti i saj, Irfan Hysenbelliu. Promovimi shënoi edhe 25-vjetorin e shoqatës Kulturore “Albano Dhe Romina Pauer”, ndërsa aktiviteti u përshëndet nga këngëtari përmes një video-mesazhi

“Keqardhje që në këto momente nuk mund te jem mes jush sot. Ju falënderoj pa masë, për botimin e librit tim”, tha Carrizi.

Zenepe Luka kujtoi lidhjet e Albano Carrisit me Shqipërinë, që nisin me të atin dhe më tej duke falënderuar sponsorin, foli për librat shqip të këngëtarit të njohur italian.

“Libri tregon raportin e Albanos me nënën e tij. Ky është i vetmi libër i Carrizit i botuar me sponsor, pasi të tjerët kanë parë dritën e botimit me borxhe”, tha përkthyesi Luka.

Libri u promovua në ambientet e një ekspozite, që shfaq ardhjet e tij në Shqipëri, në 30 vitet e fundit, që nga vizitat e koncertet e deri të marrja e pasaportës shqiptare.

Libri i tij për nënën është botuar me rastin e 1-vjetorit të ndarjes së nga jeta të nënës së tij. Ai shpërfaq raportin e artistit me të ëmën. Aktiviteti u moderua nga Silvana Braçe.

Fjala e plotë e mbajtur nga Albano, në gjuhën shqipe:

Sot është 25 vjetori i shoqatës “Albano e Romina- Fans Club”. Nismëtarja është mikesha ime Zenepe Luka. Ka qenë idea dhe fruti i saj, që më bëri edhe shtetas shqiptar me pasaportë shqiptare. Njëkohësisht organizimin e përvjetorit të festës të shoqatës po e organizon Zenepe Luka, por unë nuk mund të jem aty mes jush sot, por me këtë rast dua të falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për shoqatën dhe ata që dhanë kontributin për organizimin e kësaj feste.

Dua të falënderoj “Birra Korça” dhe pronarin e saj Irfan Hysenbelliu, që ka qenë sponsor i librit tim, të cilin e ka përkthyer mikesha ime Zenepe Luka.

Ju faleminderit dhe ju uroj të gjithëve dhe shëndet. Faleminderit të gjithë juve. Mirupafshim/BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...