Rama erdhi si njeriu i BE dhe po ikën si njeriu i Turqisë

Hënë, 01 February 2021 08:29

 

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në një linjë politike përplasjen me Bashkimin Europian dhe gjetjen e interesave të tjerë strategjikë për vendin. Vizitat e shpeshta në Turqi kanë dhënë efektin. Nuk kemi më një qeveri që mendon për integrimin në BE, që plotëson kushtet dhe që gjithë energjitë e politikës së jashtme dhe shoqërisë i ka drejt vlerave të Europës. Në vend të projektit euriopian, Rilindja i ka kthyer sytë drejtë Lindjes dhe veçanërisht drejt Ankarasë. Largimin nga BE dhe afrimin me politikën e jashtë me Turqisë tashmë as nuk përpiqet më të fshihet nga kryeministri dhe drejtuesit e tjerë të Rilindjes. Dy ditë më parë, në Korçë kryeministri deklaroi se: “në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.

 

Për avokatët e marrëzive të Rilindjes, kjo deklaratë është vetëm në aspektin ekonomik. Por, në epokën ju jetojmë ekonomia është politikë e brendshme dhe e jashtme, madje dhe çështje që ka të bëjë me interesat strategjike të vendit. Mesazhi i kryeministri nga Korça, në fakt nuk ka të bëjë fare me ekonominë. Më shumë se kaq, kjo deklarata është një kërcënim ndaj Bashkimit Europian. Kryeministri po tenton të luajë me disa porta në politikën e jashtme, duke përdorur ndaj BE dhe shantazhin. Negociatat e kësaj qeverie me BE janë dështimi më i madh në gjithë periudhën e trancizionit. Në tetë vite jo vetëm që nuk bën hapa para me integrimin, por çdo vit i kësaj qeverie ka shërbyer vetëm për të shtuar numrin e kushteve që ka vendosur Brukesli. Edi Rama e di që durimi në Bruksel për keqqeverisjen ka arritur drejt fundit, ndaj ka zgjedhur modelin e presionit duke u dërguar mesazhin se nëse nuk i hapin rrugën në BE, ai do të shohë variante të tjerë si Turqia dhe Lindja e Mesme. Është e njëjta skemë që Aleksandër Vuçiç përdor me Rusinë për të marrë mbështetje me Bashkimin Europian. Por ndryshe nga Serbia me një popullsi që nuk kërkon integrimin në BE, shumica e shqiptarëve kanë projekt vetëm Brukselin dhe jo shtetin që ka në mendje Edi Rama. Nëse Vuçiç ndjek linjat e shoqërisë serbe, kryeministri Edi Rama po del kundër shqiptarëve kundër thotë se ka projekte të tjera veç Bashkimit Europian. Deklaratat e Edi Ramës për të kërkuar tregje jashtë vendeve të Bashkimit Europian është një sinjal që shkon shumë përtej ekonomisë dhe politikës së ditës. Kryeministri po provokon një sjellje që do t’i kushtojë Shqipërisë shumë shtrenjtë në raport me Brukselin. Shqipëria nuk ka asnjë projekt tjetër më të rëndësishëm kombëtar sesa integrimi në Bashkimin Europian. Pavarësisht kushteve që vendos Komisioni Europian është në interesin tonë që të jemi sa më afër BE-së. Integrimi i Shqipërisë në BE është zhvillimi më pozitiv edhe për Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Largimi prej këtij projekti, mund të sjellë ndonjë përfitim ekonomik për Rilindjen, por dëmet mund të jenë të paimagjinueshme në një plan më afatgjatë. Deklaratat e Edi Ramës për marrëdhëniet me Lindjen e Mesme janë të rrezikshme dhe për mesazhet që çojnë në vendet e BE. Nëse thotë se s’ka më interes BE, ka shumë mundësi që dhe BE të mos investojë më në Shqipëri. Problemi është se Shqipëria nuk bën dot pa BE, ndërsa BE dhe vendet e Europës e kanë treguar gjatë 50 viteve komunizëm se mund ta lënë këtë vend të izoluar siç duan politikanët. Ndryshimi i kursit të integrimit të vendit në BE nga ana e Edi Ramës është një skandal që duhet ndalur në 25 prill. Tallja me shqiptarët dhe kundërvënia ndaj projektit të integrimit duhet të marrë fund. Edi Rama erdhi në qeveri në vitin 2013 si politikani që kishte mbështetjen e vendeve kryesore të BE dhe me premtimin se do të çonte vendin drejt vlerave europiane. Dikur mburrej se ishte mik me Angela Merkel apo se kryeministrat e BE e mbështesnin për reformat. Sot asnjë drejtues i vendeve të BE nuk viziton Tiranën dhe nuk e sheh qeverinë “Rama” si reformatoren që do afrojë vendin me Brukselin. Njeriu që erdhi si politikani pro BE-së, sot flet gjithë ditën kundër Europës dhe po ikën si mik i Erdogan.

Por 25 prilli duhet të vendosë largimin nga ky model qeverisës që nuk shkon në BE, por në Lindje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...