Nazer Seiti nuk do të jetë pjesë e procesit gjyqësor ndaj Habilajve

Premte, 01 June 2018 11:33

Në gjykatën e Katanias në Itali u zhvillua dje seanca e parë gjyqësore kundrejt organizatës kriminale të Habilajve. Sipas medias italiane MeridioneWs, bëhet e ditur se Nazer Seiti, financiari i organizatës nuk do të jetë pjesë e këtij procesi gjyqësor. Arsyeja e këtij vendimi ende nuk është bërë publike.

Nazer Seiti u arrestua më 19 tetor gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis. Nazer Seiti pranoi lidhjet me vëllezërit Habilaj, por vetëm ato familjare, por nuk pranoi të flasë për akuzat për bashkëpunim në trafikimin e lëndëve narkotike.

Pavarësisht vendimit të Krimeve të Rënda, katër prokurorë dhe gjyqtarë vendosën ekstradimin e tij, dhe nuk morën ose përfillën informacionin se i hetuari Nazer Seiti ka qenë nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në seancën e djeshme u përfshinë edhe proces verbalet e marrjes në pyetje të të hetuarve nga dy prokurorët shqiptarë të Krimeve të Rënda. 14 të hetuarit, me përjashtim të italianit Vincenzo Spampinato, kërkuan gjykim të shkurtuar. Vendimi për miratimin e gjykimit të shkurtuar, i cili do të shkurtonte me një të tretën e dënimit do të merret në 26 shtator 2018. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...